Rënia e flokëve tek meshkujt është një problem shumë i zakonshëm. Fillimi dhe ecuria e këtij problemi përcaktohen nga disa faktorë. Përkundrazi janë mjaft të rralla gratë që humbasin flokët e tyre. Nëse kjo ndodh është sepse ato kane disa probleme shëndetësore, por që mund të kurohen. Tek burrat, perkundrazi, nuk flitet për sëmundje, por një pasazh mjaft normal i jetës.
Në humbjes së flokëve tek mashkulli, shkaqet e të cilës janë një ndikim gjenetik dhe ndryshimet hormonale në moshën e rritur. Rënia e flokëve tek mashkulli varet nga përqendrimi shumë i lartë i dihidrotestosteronit në lëkurën e kokës. Dihidrotestosteroni (DHT) është një hormon që formohet nga konvertimi i testosteronit. Ky hormon shkakton plakjen e flokëve, të cilat zëvendësohen progresivisht nga flokë të shkurtër dhe të hollë në një model të parashikueshëm. Ai fillon në tëmtha dhe vazhdon në pjesën e sipërme të kokës, deri në krijimin e një lloj “kurore të flokëve”. Zonat me flokë më të rralla kanë tendencë për tu bashkuar me rritjen e moshës. Kjo formë e alopecisë progresive, shpejtësia dhe shkalla e përhapjes kanë variacione individuale, është e lidhur me bashkëveprimin e tre faktorëve: gjenetik, hormonal dhe mosha.
Rraca
Në fakt në rracën e bardhë prek rreth 60% të meshkujve nën 30 vjecc dhe 70% pas kësaj moshe.Tërheqja e linjës së flokëve në nivelin e ballit fillon gjatë adoleshencës menjëherë pas pubertetit. Hormonet mashkullore, ndërsa ndikojnë më daljen e mjekrës dhe qimeve të gjoksit, shkaktojnë edhe fillimin e rënies së flokëve. Kjo është e shoqëruar shpesh nga një prodhim i tepruar i sebumit dhe nga një deskuamim epidermik i njohur si zbokth. Testosteroni “sulmon ” flokët, sepse redukton fazën e rritjes dhe stimulon prodhimin e sebumit që bllokon bulbin pilifer duke shkaktuar rënien e flokut.
Ushqimi
Ndër mjetet për të luftuar rënien mashkullore të flokëve, ushqimi zë një vend kryesor për shkak se është vërtetuar lidhja e ngushtë midis të ushqyerit dhe keratinës së fortë të flokëve dhe thonjve. Në fakt, dieta tepër drastike apo pak të balancuara kontribuojnë në rritjen e rënies së flokëve. Studimet klinike tregojnë se një dietë e varfër me proteina zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme diametrin e rrënjës (bulbit)së flokëve pas vetëm 11 ditësh. Për të shmangur këtë rrezik është e domosdoshme që të alternohet mishi i kuq ose i bardhë dhe peshkun të paktën dy herë në javë, për të shmangur favorizimin e rënies së flokëve ose ti bëjmë ata më të brishtë, të thatë dhe të hollë. Gjithashtu karbohidratet janë shumë të rëndësishme, madje do të ishte edhe më mirë nëse do të jenë integrale, duke përfshirë bukën, makaronat dhe të gjitha llojet e drithërave, duke shmangur ata të thjeshtët apo të rafinuar që gjenden në ëmbëlsira.
⟴LANA ON
bubullimalana@gmail.com