E në qofshin me taka, flluskat dhe plagët janë çmimi që duhet të paguani për bukurinë.
E dimë që shumë prej jush do të duronin dhimbjet vetëm për të mos hequr dorë nga takat, por Living do t’ju tregojë truket si të parandaloni krijimin e plagëve ose trajtimin e tyre nga një palë këpucë të reja.
1. Përpar se të dilni provojini këpucët në shtëpi a ju shtrëngojnë apo jo. Nëse nuk ndiheni rehat përdorni shtresat e silikonit për t’i dhënë mbështjetje këmbës.
2. Aplikoni antidjersë sprajt
Krijimi i flluskave përshpejtohet nëse këmba është e djersitur, ndaj për ta parandaluar këtë gjë aplikoni deodorant. Everyday Health rekomandon aplikimin e antiperspiranteve brenda këpucëve tuaja si një masë parandaluese.
3. Përdor pastë dhëmbësh
Top 10 Home Remedies rekomandon përdorimin e pastes së dhëmbëve për të ndihmuar në tharjen e flluskave. Gjithmonë nëse jeni në shtëpi dhe nuk do t’i vishni më këpucët. Për dy orë shpëlajini këmbët dhe aplikoni një krem hidratnat.
4. Çaj jeshil
Zieni 3 4 qeska çaji jeshil dhe në ujin e nxehtë shtoni një lugë çaji sodë buke. Prisni pak të ftohet uji e më pas lagini këmbët e lënduara me një garzë të lagur me këtë ujë.
5.Vaji i kastorit ndihmon gjithashtu në luftimin e infeksioneve të lëkurës. Lyejini këmbët përpara se të shtriheni, vishni çorape dhe në mëngjes do të shihni që plagët do të jenë shumë më mirë.
6. Aplikoni vaj vitaminë E ose xhelin e aloe verës dhe efekti do të jetë i njëjtë si ai i vajit të kastorit.
bubullimalana@gmail.com