Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Hemorroidet, shkaqet dhe trajtimi i tyre


Hemorroidet janë enë gjaku (vena) të zmadhuara që shfaqen në pjesën e poshtme të anusit & rektumit të cilat kur zgjerohen shkaktojnë irritim.
Prezenca e hemorroideve është e pakëndshme, madje në jo pak raste shoqërohet edhe me dhimbje. Duke qenë se me kalimin e kohës simptomat e hemorroideve vijnë duke u përkeqësuar, mjekët rekomandojnë trajtimin e tyre që në momentin e parë të diagnostikimit.

 Disa fakte mbi hemorroidet:
  • Hemorroidet shfaqen kur venat që rrethojnë anusin zgjerohen
  • Femrat gjatë periudhës së shtatzënisë kanë më shumë predispozitë për të krijuar hemorroide
  • Mundësia e shfaqjes së hemorroideve rritet me rritjen e moshës
  • Trajtimi i kësaj patologjie mund të jetë medikamentoz dhe kirurgjikal, kjo në varësi të stadit të patologjisë që përcaktohet nga mjeku specialist
 Simptomat
Ekzistenca e Hemorroideve shpesh shoqërohet me simptoma të tipit:
  • gjakderdhje pa dhimbje
  • kruarje apo irritim në zonën anale
  • dhimbje dhe enjtje në zonën anale
Cili është shkaku i shfaqjes së hemorroideve?
Shkaku i saktë i shfaqjes së hemorroideve mbetet ende i paqartë, por ka disa faktorë të cilët ndikojnë në shfaqjen e tyre si.

Shtatzënia: Hemorroidet shfaqen më shpesh te gratë shtatzëna kjo për faktin se në këtë fazë kemi zmadhim uterusi te gratë duke ushtruar kështu presion në venat e zorrës së trashë, gjë që çon edhe në zmadhimin e tyre.

Mosha: Hemorroidet janë më të zakonshme në grupmoshat 45-65 vjeç. Por, kjo nuk përjashton rrezikun e shfaqjes edhe në mosha të reja.

Diarrea: Rastet e diarresë kronike 

Konstipacioni (kapsllëku): Shtrëngimi nga konstipacioni kronik çon në presion të mureve të enëve të gjakut

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Ngritja e peshave të rënda

Obeziteti

Trashëgimia

Trajtimi i Hemorroideve:Në rastet kur trajtimi alternativ medikamentoz nuk jep rezultat në eleminimin e hemorroideve, mjekët specialistë rekomandojnë eleminimin e tyre nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM