Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Hirra, rigjeneron mëlçinë


Ushqyerja e shëndetshme trumbetohet shpesh nga doktorët dhe ekspertët, për të pasur një jetesë të mirë dhe të gjatë. Janë të shumta produktet që rekomandohen për një regjim të rregull ushqimor, por evidentohen edhe ato që duhen shmangur.

Në listën e gjatë të ushqimeve dhe pijeve të mira është vlerësuar njëra që është konsideruar si eliksir i shëndetit, pasi largon toksinat nga trupi dhe rigjeneron mëlçinë.

Bëhet fjalë për hirrën, e cila përftohet nga qumështi i lopës pas përpunimit të djathit. Është e pasur me minerale, vitamina, aminoacide, proteina të cilat janë të shëndetshme për organizmin.

Një litër hirrë përmban 360 kalori, gjysma e asaj që gjendet te 1 litër qumësht i papërpunuar. Mineralet e saj mbrojnë qelizat dhe luftojnë tensionin e lartë, sulmin në tru dhe infarktin.

Gjithashtu, proteinat e hirrës ndikojnë në parandalimin e osteoporozës, rregullojnë kolesterinën, ndalojnë formimin e gurëzave në dhëmbë, rrisin masën e muskujve, forcojnë imunitetin dhe më e rëndësishmja, rigjenerojnë mëlçinë.

⟴LANA ON


Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM