Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Paradiabeti, ja shenjat e para të sëmundjes.


Të dhënat e Institutit të Shëndetit  tregojnë se në  vitet e fundit, numri i qytetarëve të identifikuar në fazën paradiabetike ka rritje. Paradiabeti është faza e parë e diabetit dhe sipas mjekëve, ajo është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje të rëndë.

Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.
Shenjat e Paradiabetit
Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.
Megjithatë, mund të vëreni se:
  • Ndjeni uri më tepër se zakonisht
  • Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
  • Jeni më të etur se zakonisht
  • Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
  • Ndiheni më të lodhur se zakonisht
Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.
Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.
Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.
⟴LANA ON

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.