Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore. Sipas kërkimeve shkencore, nivelet e larta të kolesterolit shkaktojnë eliminimin e indeve ndërlidhëse të kockave.
Një gjë e tillë shkakton osteoartrit, një lloj i veçantë i sëmundjes së artritit që ndodh kur indet e kockave shpërbëhen dhe dobësohen.
Çfarë Është Kolesteroli
Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia. Ai është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm. Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj. Kolesteroli ka ndikim edhe tek imuniteti. Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë.
Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë. Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak. Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia. Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen. Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar infl amacion. Kolesteroli kontrollohet duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë.
Ushqimet Që Ruajnë Ekuilibrat E Kolesterolit në Gjak
Tërshëra
Ky drith është i pasur me fibër të tretshme, të cilën mund ta gjeni edhe tek mollët, kumbullat dhe dardhat. Sipas të dhënave, fibra ndihmon organizmin të mos përthithë shumë kolesterol në g jak.
Avokadot
Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura të cilat mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq.
Elbi
Ky drith është shumë i pasur me fibër. Ai mund të gatuhet dhe konsumohet në mënyra të ndryshme dhe aspak të mërzitshme.
Arrat
Arrat ofrojnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura, sidomos nëse konsumohen të pagatuara.
Vaji i Ullirit
Ky vaj është një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono të pangopura dhe acideve yndyrore omega-3 të cilat rrisin nivelin e përthithjes së kalçiumit dhe ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë kockore.
Salmoni
Peshqit si salmon dhe sardelet janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat ulin rre zikun e atakut në zemër.
bubullimalana@gmail.com