Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Mё pak dёshirё pёr sheqerna


Nёse keni nevojё pёr njё dietё tё suksesshme dhe tё shёndetshme, duhet tё merrni vendimin pёr tё larguar njё element nga ushqimet tuaja. Bёhet fjalё pёr sheqerin. Eliminimi i tij nga dieta ushqimore sjell pasoja mjaft pozitive, qё ndoshta nuk i kishit menduar ndonjёherё. Sipas hulumtimit tё “Eat Local Grown” kёto janё 5 gjёrat qё ndodhin kur vendosim tё mos konsumojmё sheqer.

1. Mё pak dёshirё pёr sheqerna

Eliminimi i sheqerit do tё zvogёlonte nё mёnyrё automatike dёshirёn pёr tё ngrёnё. Frutat do tё dukeshin si njё ushqim i ёmbёl, por asnjёherё me sheqer tё tepёrt. Tortat, karamelet do tё na dukeshin shumё tё ёmbla dhe jo shumё tё shijshme…

2. Zorrёt funksionojnё mё mirё

Largimi i sheqerit nga dieta do tё sillte riaktivizimin dhe aftёsinё e zorrёve dhe sidomos zorrёs sё trashё pёr tё pёrpunuar atё qё kemi ngrёnё. Ndoshta do tё duhet tё shkoni nё tualet mё shpesh se zakonisht, por mos u shqetёsoni. Kjo ёshtё njё shenjё e mirё dhe do tё thotё qё trupi juaj po rifiton rutinёn e tij origjinale.

3. Do tё keni mё shumё energji

Ndoshta do tё ҫuditeni sepse gjithmonё keni dёgjuar qё sheqeri ёshtё njё karburant i rёndёsishёm qё furnizon organet tona, por nuk ёshtё e vёrtetё. Sheqeri shpeshherё pengon trupin tonё qё tё ketё njё balancim tё energjive. Eliminimi i tij do tё thotё se niveli i sheqerit nё gjak do tё jetё i njёjtё gjatё gjithё ditёs dhe nuk do tё ketё ndryshime.

4. Rënie nё peshё

Duke ngrёnё sheqer, trupi juaj kёrkon gjithnjё e mё shumё konsumim tё tij. Sheqernat gjenden nё ushqimet me yndyrё dhe karbohidrateve. Eliminimi i sheqerit do tё bёjё qё trupi ynё tё mos marrё as kalori tё tjera shtesё dhe pesha trupore bie.

5.Lёkurё mё e bukur

Sheqeri ёshtё i lidhur ngushtё me shfaqjen e akneve. Shumё dёshmojnё se lёkura e tyre ёshtё pёrmirёsuar dhe ka filluar tё shkёlqejё pas eliminimit tё sheqerit nga dieta e pёrditshme.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 


 

REKLAM