SI NDIKON NGJYRA E USHQIMIT NË SËMUNDJET
1. Ushqimet e bardha - qumështi dhe produktet e qumështit, orizi, hudhra, lakra e bardhë - kanë një efekt qetësues, lehtësojnë nervozizmin dhe largojnë substancat toksike përmes veshkave.
2. Ushqimet jeshile (brokoli, sallatat me gjethe, bizelet e gjelbra, specat jeshil) ndikojnë pozitivisht në aktivitetin e trurit dhe lehtësojnë tensionin nervor. Klorofili, i cili prodhohet në bimët e gjelbra nën ndikimin e energjisë diellore, stimulon formimin e qelizave të dobishme të kuqe të gjakut dhe aktivizon sistemin imunitar.
3. Ushqimet e verdha (limonët, ananasi, bananet, misri, djathi i verdhë dhe të verdhat e vezëve) stimulojnë tretjen, përmirësojnë oreksin dhe ndihmojnë në pastrimin e gjakut.
4. Perimet portokalli (karotat, kajsitë, mandarinat dhe portokallet) ndihmojnë në rikthimin e qelizave nervore, përmirësojnë disponimin, lehtësojnë dhimbjet e kokës dhe gjithashtu ndihmojnë veshkat të largojnë mbetjet toksike.
5. Perimet e kuqe (panxhari, specat, domatet dhe luleshtrydhet) stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe rrisin performancën e njerëzve që merren me punë intelektuale.
6. Perimet blu (rrushi i errët, kumbulla dhe boronica) përmbajnë një sasi të madhe të substancës biologjikisht aktive “anthocin”, e cila mbron enët e gjakut dhe përmirëson ndjeshëm shikimin.
7. Mjekët rekomandojnë pirjen e lëngjeve të kuqe për pacientët me presion të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës. Lëngjet e portokallit u nevojiten pacientëve me spazma vaskulare dhe sindroma depresive. Lëngjet e verdha ndihmojnë ata që vuajnë nga reumatizma dhe ulçera e stomakut.
bubullimalana@gmail.com