Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

A e njihni këtë bimë? Është një ilaç i fuqishëm natyror dhe një “bombë” me antioksidantë dhe omega 3


Shumica prej jush ndoshta e njihni Portulacën (ose siç quhet ndryshe burdullak) një bimë e cila mbin vetë dhe që përmban mjaft vlera ushqyese, por që jo të gjithë i njohin.

Burdullaku përmban një sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve që ndihmon nevojat e përgjithshme dhe sasi të madhe kalciumi që forcon kockat tona. Farat e saj janë jashtëzakonisht të forta dhe bima mbijeton mbi 25 vjet.

Kjo barishte përmban shumë më shumë vitaminë A se të gjitha perimet e gjelbra, gjë që është shumë e dobishme në parandalimin e kancerit. Ajo gjithashtu përmban Omega-3 dhe acide yndyrore, thelbësore në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.  Gjethet e saj janë mjaft të shijshme edhe pa u gatuar, prandaj mund ta përdorni në receta të ndryshme në vend të spinaqit.

Ju mund ta shtoni atë në sallata dhe sanduiç dhe duke qenë se ajo është gjithashtu e pasur me proteina, ajo do të përforcojë nevojat tuaja të energjisë. Gjithashtu Burdullaku zvogëlon rrezikun e çrregullimeve të zhvillimit në fëmijët, të tilla si autizmi dhe ADHD.



Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 


 

REKLAM