Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Hipotiroidizmi, çfarë është dhe si të dallojmë në kohë simptomat e tij

Tiroidja është gjendër endokrine e cila ka si funksion prodhimin e hormoneve të cilat janë përgjegjëse për rregullimin e proçeseve metabolike në organizëm. Nëse gjendra tiroide nuk funksionon në mënyrë optimale, atëherë kjo bën që asnjë sistem i organizmit tonë të mos funksionojë siç duhet.
Hipotiroidizmi (ulja e funksionit të gjendrës tiroide) ndodh atëherë kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone.
Por, a e dini se Hipotiroidizmi përbën 90% të të gjitha çrregullimeve të tiroides dhe prek më së shumti femrat?
Tiroiditi Hashimoto (sëmundje autoimmune), është shembulli tipik dhe më i shpeshtë i hipotiroidizmit dhe statistikat tregojnë se çdo vit kemi një numër pacientësh në rritje të diagnostikuar me Tiroidit Hashimoto.
Cilat janë shenjat & simptomat dalluese të Hipotiroidizmit:
1. Ndjesi lodhje, edhe pasi keni fjetur 8 deri në 10 orë gjatë natës
2. Pamundësi për të rënë nga pesha
3. Luhatje humori, ankth, depresion
4. Çrregullime hormonale, menstruacione jo periodike (të çrregullta), infertilitet
5. Dhimbje muskujsh dhe kyçesh
6. Duar dhe këmbë të ftohta, ethe
7. Tharje apo plasaritje e lëkurës, thonj të brishtë & rënie e flokëve
8. Kapsllëk
9. Mungesë përqendrimi, kujtesë e dobët
10. Ngjirje e zërit, enjtje e qafës, gërhitje gjatë gjumit
Vlen të theksohet se në shumicën e rasteve hipotiroidizmi mbetet i padiagnostikuar pasi simptomat janë vështirësisht të dallueshme dhe manifestohen në mënyrë të ngadaltë.
Për diagnostikimin e hipotiroidizmit mjekët këshillojnë kryerjen e analizave si më poshtë (duke mos neglizhuar asnjërën prej tyre):
 TSH
 FT4
 FT3
 Anti - TPO
 Anti-TGB
Trajtimi i hipotiroidizmit është proces i ngadaltë dhe zgjat pothuajse gjatë gjithë jetës. Mjeku specialist endokrinolog rekomandon trajtimin medikamentoz për plotësimin e pjesshëm apo të plotë të nevojave për hormonet rregullatore të proceseve metabolike në organizëm.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM