Një ekip studimi, në Universitetin e Kalifornisë, kohët e fundit ka kryer një hetim të plotë mbi aspektet sociale dhe ekonomike të përdorimit të dendur të kanabisit.
Studimi, i publikuar në Clinical Psychological Science, përdor të dhëna nga Studimi i Shëndetit dhe Zhvillimit Multidisiplinar Dunedin (Dunedin Multidisciplinary Health and Development Study) që vëzhgoi 1,037 fëmijë nga Zelanda e Re nga lindja deri në moshën 38 vjeç.
Rezultatet treguan se të dy grupet abuzuesit e alkoolit dhe kanabisit përjetonin rënie të ngjashme në klasë sociale. Të dy grupet kishin shumë gjasa për të kryer sjellje antisociale në vendin e punës dhe për të pasur probleme në marrëdhënie.
Megjithatë, përdoruesit e rëndë të kanabisit janë më të prirë se abuzuesit e alkoolit të ketë vështirësi të rënda financiare; për shembull, ata kanë raportuar më rregullisht për vështirësi për të gjetur të ardhura të mjaftueshme për t’u mundësuar atyre për të ngrënë.
Moffitt, një psikolog në Universitetin Duke dhe Institute of Psychiatry at King’s College në Londër, Britani të Madhe, përmbledh gjetjet: “Kanabisi mund të jetë më i sigurt se alkooli për shëndetin tuaj, por jo edhe për financat tuaja”.
Hulumtuesja Magdalena Cerda thotë se: “Alkooli është ende një problem më i madh se kanabisi për shkak se përdorimi i alkoolit është më i përhapur se sa përdorimi i kanabisit. Por, kur legalizimi i kanabisit rritet nëpër botë, barra ekonomike dhe sociale që vjen nga përdorimi i rregullt të kanabisit mund të rritet gjithashtu”.
Hulumtuesit i kujtojnë lexuesve se kërkimi i tyre “nuk mbështet argumentet pro ose kundër legalizimit të kanabisit,” rezultatet e tyre thjesht tregojnë se “kanabisi nuk ishte i sigurt për përdoruesit afat të gjatë të analizuar ” në studimin e tyre.
Edhe pse rezultatet e hetimeve të mëparshme kanë qenë kontradiktore, ky studim ka kushtuar vëmendje të veçantë në detaje dhe ofron një pasqyrë më të thellë në implikimet sociale dhe financiare afatgjata të abuzimit me kanabis.
Kërkime të mëtejshme sigurisht që do të vazhdojnë, dhe evidencat do të jenë më të qartë me kalimin e kohës.
bubullimalana@gmail.com