Vlerat shëndetësore të Melit
Lufton plakjen: Meli ka një përmbajtje të lartë antioksidantësh, të cilat largojnë radikalet e lira nga organizmi. Këto radikale prodhohen virtualisht në të gjithë trupin. Këto molekula shkaktojnë dëme të panumërta tek qelizat dhe çojnë në shkatërrimin e tyre. Ja përse dalin rrudhat në lëkurë dhe kjo e fundit humbet forcën dhe tonifikimin. Konsumimi ditor i melit ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes.
Ndihmon sistemin nervor. Meli përmban një element të njohur si lecithin, që në mënyrë indirekte ndikon në sistemin nervor dhe garanton funksionimin normal të tij. Rrjedhimisht, meli forcon sistemin nervor.
Forcon kockat: Meli përmban sasi të larta kalciumi që është thelbësor për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Meli është i dobishëm veçanërisht për fëmijët e vegjël, kockat e të cilëve janë akoma në fazën e rritjes dhe për këtë kanë nevojë për shumë kalcium, por edhe për të moshuarit të cilët kanë nevojë për shumë kalcium për të siguruar qëndrueshmërinë e kockave.
Parandalon sëmundjet kardiake: Studime të fundit sugjerojnë konsumimin e rregullt të melit, pasi ai zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kaviet e ushqyer me mel për një periudhë kohore prej katër javësh rezultuan të kishin një përqendrim të ulët të triglicerideve në krahasim me minjtë që nuk ishin ushqyer me mel. Ky i fundit gjithashtu zvogëlonte përqendrimin e proteinave reactive, gjë që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ndihmon në uljen e kolesterolit. Meli ka ndikim në uljen e nivelit të kolesterolit tek gjitarët. Ai rrit nivelin e lipoproteinave të një densiteti të lartë, të cilat mbajnë kolesterolin nën kontroll. Përveç kësaj, meli përmban edhe element të tjerë, aktivë në uljen e kolesterolit, një vlerë e shtuar në shuarjen e rreziqeve nga sëmundjet e zemrës.
Burim i pasur fosfori. Meli është një burim i pasur fosfori për organizmin. Një filxhan me fara meli ofron 24% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit, një element i dobishëm për ndërtimin e qelizave dhe ripërtëritjen gjenetike në trup.
Zvogëlon rrezikun e diabetit. Studime të kohëve të fundit kanë treguar që konsumimi i rregullt i melit zvogëlonte rreziqet e diabetit të tipit 2, sepse mban glukozën në kontroll dhe rregullon nivelin e insulinës, kjo falë përmbajtjes së lartë të magnezit tek meli.
Parandalon formimin e gurëve të tëmthit. Meli ka aftësi parandaluese ndaj formimit të gurëve të tëmthit, kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës së patretshme që nuk e lejon tëmthin ta teprojë me sekrecionet, shkaktari kryesor i gurëve të tëmthit.
I dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e zorrës së hollë. Sëmundja celiake prek ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ose janë alergjikë ndaj glutenit. Gluteni gjendet tek çdo drithë përveç melit. Ja përse, meli është një nga ushqimet që njerëzit mund ta konsumojnë pa frikë.
Vlera të tjera të Melit
Përveç vlerave që përmendëm më lart, meli ka edhe aftësi të tjera. Femrat pas menopauzës duhet ta konsumojnë melin, sepse i ndihmon ato të shmangin sëmundjet e zemrës. Meli ul tensionin e lartë të gjakut, ofron hekur, vitaminë B6 dhe zink, që janë të dobishme për të gjitha aktivitetet tona ditore ndërsa ndihmojnë edhe me tretjen. Meli është i pasur me fibra, ndaj shuan urinë dhe ndalon njerëzit të hanë me tepricë.
bubullimalana@gmail.com