Sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, rreth 610,000 njerëz vdesin për shkak të problemeve me zemër çdo vit vetëm në SHBA. Si burrat ashtu edhe gratë preken nga sëmundjet e zemrës, për shkak të disa arsyeve të ndryshme që kanë lidhje me mënyrën e jetesës. Megjithatë, ka shumë shenja dhe paralajmërime që na informojnë se zemra nuk po punon mirë.
Ne sot i kemi mbledhur disa prej shenjave më të zakonshme paralajmëruese se zemra nuk po punon mirë, të cilave duhet t’iu kushtoni vëmendje sapo t’i vëreni. Mund të klikoni këtu nëse dëshironi t’i shihni edhe 8 shenja të tjera paralajmëruese.
Dhimbje që shpërndahet në krah
Shumë burra përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, përderisa gratë e përjetojnë dhimbjen e njëjtë por në të dy krahët, ose në të majtin ose në të djathtin. Disa gra madje kanë thënë se kanë përjetuar dhimbje të pazakonshme në bërryl para se të pësonin sulm në zemër. Kjo ndodh për shkak se dhimbja udhëton nga zemra në boshtin kurrizor, aty ku shumë nerva të trupit janë të lidhura dhe truri hutohet dhe mendon se krahu po ju dhemb, kur problemi nuk është aty.
Kollë që nuk largohet
Kolla mund të ndodh për shkak të arsyeve të ndryshme por mund të jetë edhe shenjë e një sëm undjeje kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme që prodhon një lëng ngjyrë rozë që përmban gj ak, ka lidhje me dështimin e zemrës. Megjithatë, kolli është një simptomë e gjerë dhe shenjë e një problemi më serioz, që është dispnea dhe humbja e papritur e frymëmarrjes.
Nivele ekstreme dhe të pazakonshme të ankthit
Shumë studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ank thi ekstrem qysh në moshë të re, janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ankthi mund të shkaktohet qoftë nga një jetë stre suese apo çrregullimeve të ndryshme duke përfshirë çrregullimin e panikut dhe ankthin fobik. Disa nga efektet e ankthit në zemër përfshijnë takikardi, presion të rritur të gj akut dhe rënie e të rrahurave të zemrës.
Këmbë, kyçe dhe shputa të ënjtura
Kur zemra nuk e pompon mirë gjakun, lëngu nga enët e gja kut hyn në indet përreth dhe këmbët dhe shputat janë vendet më të zakonshme të ndikimit, për shkak të gravitetit. Kjo quhet ‘edema periferike’ dhe shumë njerëz që e kanë atë nuk vua jnë nga sëm undjet e zemrës. Megjithatë, kjo është një simptomë shumë e zakonshme tek pacientët me probleme të zemrës dhe duhet t’i kushtoni vëmendje.
Humbje apetiti dhe të përziera
Shumë pacientë që vuajnë nga sëm undjet e zemrës shfaqin mungesë të apetitit ose të përziera edhe nëse kanë ngrënë shumë pak. Arsyeja për këtë është grumbullimi i lëngjeve përreth mëlçisë dhe zorrëve që ndërhyjnë në tretjen e duhur. Këto simptoma përcillen me dhimbje abdominale dhe nëse po i përjetoni të gjitha këto së bashku, duhet ta vizitoni mjekun menjëherë.
Skuqje të lëkurës dhe njolla të pazakonshme
Dy studime të ndryshme të kryera nga Gazeta e Alergjisë dhe Imunologjia Klinike dhe Gazeta Amerikane e Kardiologjisë treguan se ekzema dhe herpesi janë faktor rreziku të së mundjeve të zemrës. Ata që kanë ekzema u zbulua se kanë 48% gjasa të vu ajnë nga tensioni i lartë dhe 29% gjasa të kenë kolesterol të lartë. Kurse ata që kishin herpes kishin 59% më shumë gjasa të pësojnë s ulm në zemër sesa ata që nuk e kishin këtë gjendje shëndetësore.
Humbje e vetëdijes dhe të fikët
Humbja e vetëdijes dhe rënia të fikët është shumë e zakonshme tek pacientët me probleme të zemrës. Kur zemra nuk pompon gja k mirë, është për shkak se rrjedhja e gj akut bllokohet nga një arterie e bllokuar ose ngushtimi i valvuleve. Nëse ndjeni shkurtim të frymëmarrjes dhe ju bie të fiket për një periudhë kohore, vizitoni menjëherë mjekun dhe kontrollojeni zemrën.
bubullimalana@gmail.com