Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Konsumimi i rregullt i arrave rrit jetëgjatësinë


Konsumimi i arrave rregullisht, mund të shoqërohet me një rrezik më të ulët të vdekjes dhe një rritje të jetëgjatësisë në mesin e të rriturve në krahasim me ata që nuk hanë arra, sipas një studimi të udhëhequr nga Harvardi.

Hulumtimi, i botuar në revistën Nutrients, zbuloi se pesë ose më shumë racione arra në javë mund të japin përfitimin më të madh për zvogëlimin e rrezikut të vdekshmërisë dhe rritjen e jetëgjatësisë.

Sipas studimit ngrënia e pesë ose më shumë racioneve në javë ishte e lidhur me një rrezik 14 përqind më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, 25 përqind më pak rrezik për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare (CVD) dhe një rritje në rreth 1.3 vjet jetëgjatësi, në krahasim me ata që nuk konsumonin arra.

Për këtë studim, studiuesit ekzaminuan të dhëna nga 67 mijw e 14 gra dhe 26 mijw e 326 burra me një moshë mesatare 63 vjeç.

Pjesëmarrësit ishin relativisht të shëndetshëm kur iu bashkuan studimeve dhe u ndoqën për rreth 20 vjet.

Pjesëmarrësit që u ushqyen me sasi më të mëdha arrash kishin tendencë të ishin më aktivë fizikisht, kishin një dietë më të shëndetshme, konsum më të ulët të alkoolit dhe merrnin multivitamina.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM