Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Mani, frut kundër diabetit, tensionit dhe mëlçisë


Mani ose (Morus) është pemë shumëvjeçare nga familja Moraceae. 

Ekzistojnë 10—16 lloje manash të cilat prejardhjen e kanë nga Azia, Afrika dhe Amerika veriore. Në viset tona janë të përhapura dy lloje mani i zi dhe mani i bardhë, transmeton Kosova Post.

Fryti i manit përdoret si ushqim dhe për prodhimin e rakisë. Gjethi i manit të bardhë (Morus alba) dikur përdorej si ushqim për krimbat e mëndafshit për prodhimin e mëndafshit. Fryti i manit është i ëmbël dhe i shijshëm përbëhet prej sferave të imta të lidhura në kokrra. Mani i zi ka ngjyrë shumë të fortë e cila shumë vështirë hiqet nga rrobat dhe nga lëkura.

Mani i bardhë

Mani i bardhë është një pemë që shkon në lartësi deri 10 metra. Për qëllime kurative përdoren manat, gjethet dhe lëkura. Në kokrrat e manit gjenden vitaminat B1, B2, C, PP, karotina, flavonoidet, acide organike, lëndë pektive, ngjyrosëse, hekur, sasi të konsiderueshme sheqeri, përfshi këtu dhe glukozën, fruktozën, saharozën. Në farë gjendet dhe vaj yndyror. Në saj të eksperimenteve farmakologjike është vendosur se lëndët rrëshirë të gjetheve të manit të bardhë janë të afta të ulin tensionin e gjakut.

Manat e bardhë kanë cilësi antiflamative, antiseptive, kundra kollës së thatë, shkarkimit të urinës, si dhe veti shëruese të plagëve. Lëvozhga e trungut dhe degëve ka veti shëruese të plagëve, kurse gjethet ulin ethet e forta. Kokërrat, lëngu dhe gjethet përdoren për bronshitet, pneomoninë dhe asmën bronkiale.

Për shërimin e diabetit të sheqerit më shpesh shfrytëzojnë pluhurin nga gjethet e thara të manit të bardhë të cilin ia hedhin gjellës sipër para ngrënies. Frutat e manit të bardhë i përdorin si lëndë lidhëse kur të zë barku, kur kanë temperaturë me kruarje, difteri për flluskat në gojë dhe fyt.

Mani i zi
Mani i zi tek ne gjendet i kultivuar nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe gjethet. Frutat e manit të zi konsumohen të freskëta, ato janë freskuese dhe të shëndetshme. Prej tyre përgatitet reçel, si dhe shurup farmaceutik. Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar etjen.

Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para fjetjes. Pekmezi përdoret, gjithashtu, në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë. Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës.

Me lëvoren e degëve dhe me gjethet e manit përgatitet një çaj, i cili është i përshtatshëm për larjen e gojës kur ka raste të dhimbjes së dhëmbëve. Gjethet e manit të shtypura, bashkë me vaj ulliri, në trajtë pomade, përdoren për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegie të ndryshme.

Gjethet e manit përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut. Çaji përgatitet si vijon: Merren 5-6 gjethe të pastra dhe zihen në 150ml. ujë përderisa të mbetet një e treta e ujit. Kullohet dhe pihet njëherësh. Mjekimi vazhdon për 5-6 ditë.

Në sëmundjet e mëlçisë veprohet në këtë mënyrë: Merren dy grushta filiza të rinj manash, nga ata që nuk kanë filluar të prodhojnë fruta dhe coptohen. Vihen të zihen në një liter ujë për një orë. Nga lëngu i fituar merret nga një lugë gjelle 3-4 herë në ditë.
Kundër sëmundjeve të mëlçisë përdoren edhe gjethet e manit, duke i përgatitur si më lart. Për ngjyrosjen e flokëve këshillohet përdorimi si vijon: Merren gjethe të manit të zi dhe zihen me ujë shiu, së bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku të zi. Me lëngun e fituar bëhet korja e kokës.

Kultivimi i bimës së manit, ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë një impakt të veçantë në veprimtarinë e përditshme të njeriut, sidomos në zonat rurale. Druri i manit ka një rritje të shpejtë por, edhe jetëgjatësi. Përshtatet mirë në zonat e thata dhe krijon një freski ajrore e lagështi tokësore, duke zbukuruar e përmirësuar parametrat jetësorë të fshatrave e mjediset rreth shtëpive të banimit. Në disa vende manat mbillen dhe si bimë dekorative në anët e rrugëve urbane dhe parqet.

Frutat e tij futen në kategorinë e ushqimeve bio dhe janë shumë më të shijshme e të ushqyeshme, se ato të bimëve të tjera manore. Shqipëria ka kushte të mira për rritjen e manave. Një praktikë e njohur edhe në Shqipëri është tharja e frutave në diell për t’i konsumuar në dimër. Ato mund të hahen si stafidhet e rrushit ose për të përmirësuar shijen e ushqimeve të tjera si në çokollata, akullore, pasta, etj, si dhe për eksport.

Frutat e freskët dhe ato të thara mund të bëhen verë e raki shumë e mirë si dhe nje sërë lëngjesh e pijesh komercjale, veçanërisht frutat e manit të zi.

Frutat e manit, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Ato përmbajnë antioksidantin resveratrol, që sipas hulumtimeve të studiuesve jep efekte pozitive për moshën dhe jetëgjatësi. Parandalon kancerin dhe sëmundjet neurologjike. Manat përmbajnë alkaloidë të cilat aktivizojnë qelizat e bardha të gjakut, për të qenë më aktive ndaj veprimit të agjentëve të jashtëm që kërcënojnë shëndetin, pra rritet imuniteti. Ndikojnë për mbajtjen e një niveli të balancuar të sheqerit, etj.

Frutat dhe gjethet e manit, kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në mjekësinë popullore në formë lëngjesh ose çajrash, për të luftuar: parazitët e zorrëve, sëmundjet e gojës dhe të fytit, sëmundjet e rrugëve urinare, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin, diarenë, kancerin ovarian e të gjirit, epilepsinë, dobësinë, gripin, kollën, të ftohtit, gjakderdhjet nga hunda e goja, dhimbjet e kokës, nervozizmin, pagjumësinë, inflamacioneve të ndryshme, etj.



Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM