Rrepat e kuqe njihen nga të gjithë ne, sidomos për vrapuesit.
Kur fillova të trajnohem në vrap, doja të zbuloja pse.
A thua vallë kjo perime mrekulli bërëse në të vërtetë do të përmirësojë gjendjen time?
Hulumtimi i bërë vitet e fundit është mjaft bindës.
Premisa themelore është se rrepat janë një burim i shkëlqyer i nitrateve, gjë që thuhet se ulë presionin e gjakut.
Po ashtu ekspertët tregojnë se sasia e oksigjenit që ju nevojtet për të mbështetur stërvitjet ulet pas konsumit të lëngut të rrepës.
Me fjalë tjera, duhet më pak energji për të kryer të njëjtin ritëm.
Sipas hulumtimit, që u bë në krye me çiklistët, atletët u testuan rreth 2.5 orë pas marrjes së lëngut të rrepës.
Doza më e lartë e lëngut (4 doza), e cila ishte dozë e përqendruar 70 ml, dha rezultate më të mira – një rënie prej 3% në konsumin e oksigjenit.
Andaj, ekspertët pohojnë se rrepat e kuqe kanë një ndikim në performancën sportive.
Një studim tjetër i ri i bërë në vitin 2016, u bë kryesisht tek futbollistët.
Lojtarët që pinin dy doza të koncentruara me rrepa të kuqe çdo ditë, mesatarisht mbulonin rreth 3.4% distancë më të madhe në një sërë sprintesh me ritme progresive më të shpejta.
Rrahjet e tyre të zemrës ishin po ashtu më të ulëta.
Pa marrë parasysh testet dhe rezultatet e dhëna, ne fundja e dimë se rrepat janë shumë të mira për ne.
Ja disa nga gjërat që përjetova gjatë dy javëve me konsum të pandërprerë të rrepës së kuqe.
Po, vizitat në banjo mund të jenë alarmuese për personat që konsumojnë rrepa të kuqe.
Pigmenti i quajtur betanin e shndërron urinën dhe fecesin në një ngjyrë të pazakontë për shumicën e njerëzve që mund të zgjasë 48 orë, varësisht nga sasia që konsumohet. Sido që të jetë, nuk ka arsye për të bërë panikë, sepse ju jeni duke marrë vlerat ushqyese, si vitamina C, folate dhe kalium.
Ndjehesha e ngopur, madje me stomak të fryer ndonjëherë.
Rrepat kanë efektin e ngopjes dhe një filxhan konsumimi përmban rreth 3.8 gram fibra.
Nëse kombinohen me perime apo fruta tjera, për shembull si smoothie, kjo ju mban të ngopur pothuajse më shumë se një ushqim i konsumuar normal, andaj edhe kjo përgatitje më mbante të ngopur deri në drekë nëse e konsumoja në mëngjes dhe ndihesha me bark të fryer edhe gjatë vrapimit.
Unë bëja smoothie duke përfshirë, boronica, vaj kokosi, qumësht bajamesh, banane dhe gjalpë bajamesh.
Përgatitja e rrepave të kuqe ishte më e lehtë sa e kisha menduar.
Unë jam një kuzhiniere e mirë por kurrë nuk e kisha menduar përgatitjen e rrepave, dhe isha shumë gabim.
Mënyra më e lehtë për t’i përgatitur është t’i zieni dhe pastaj ti fusni në frigorifer, duke i përdorur më pas në dietën tuaj ushqyese.
Në rregull, heqja e lëvorës dhe prerja e tyre mund të jetë paksa e bezdisshme për duart tuaja sepse ju bëhen tërësisht me ngjyrë të kuqe dhe njolla, por që lahen shpejtë.
Shumica e miqve të mi më sugjeronin receta të ndryshme për përfshirjen e rrepave në ëmbëlsira, por që unë fillova të kufizojë konsumin e ëmbëlsirave duke iu rikthyer palestrës sërish.
Ajo që vura re, megjithatë është se sfida e përfshirjes së rrepës në ushqimet e mia kishte rritur vlerën e përgjithshme ushqyese të planifikimit të vakteve.
Dy javët e para të trajnimit tim të maratonës shkuan shumë më mirë se sa unë e imagjinoja.
Pas një periudhe të gjatë larg vrapimit për shkak të angazhimeve të punës, udhëtimeve dhe rrethanave tjera të jetës, unë shqetësohesha për faktin se si do t’i rikthehem intenzitetit dhe kilometrazhit të të vrapuarit në trajnimin tim.
Tani mund t’i bëj këto vrapime pa shumë dhimbje dhe lodhje.
A thua vallë është efekti i rrepave të kuqe?
Unë mendoj se kjo është arsyeja kryesore.
Dhe pas një viti me tendencë për t’u ftohur dhe kapur gripe rregullisht, unë isha e shëndetshme për një muaj dhe kjo falë dietës sime të pastër me rrepa të kuqe.
⟴LANA ON
bubullimalana@gmail.com