Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Gjethe ulliri për tensionin e lartë, ja si mund ta përgatisni


Një sërë studimesh shkencore kanë nxjerrë në pah që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar.

Gjethet e Ullirit janë përdorur që në lashtësi për trajtimin e hipersionit apo tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale. Më poshtë do t’iu tregojmë një kurë të vjetër popullore se si të përgatisni gjethet e ullirit për të ulur tensionin në mënyrë natyrale.

Kura për Hipertensionin, si ta përgatisni

Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 60-70 gjethe ulliri (të thata ose të njoma), të cilathidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbeten rreth 600 mililitra. Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet përmes një kullorëse kuzhine. Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht. Disa vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit krahas tensionit të gjakut:

Ul tensionin e gjakut

Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular. Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.

Diabeti

Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.

Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme

Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve. Ato përmbajnë antioksidantë dhe substance të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme

Përmirëson funksionet e trurit

Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer. Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës.

⟴LANA ON


Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.