Një studim i ri sugjeron se mjalti është një alternativë e mirë për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe kollës. Prej vitesh, mjalti është përdorur si mjekim popullor dhe studimet kanë provuar se ai mund të vrasë bakteret.
Por, mjekët e Universitetit të Oksfordit deshën të provonin se sa efikas është mjalti në trajtimin e simptomave të traktit të sipërm të frymëmarrjes. Pasi analizuan të dhënat ekzistuese, ata arritën në përfundimin se mjalti ishte më i efektshëm sesa ilaçet e zakonshme për trajtimin e simptomave, veçanërisht agresivitetin e kollës.
Studimi u publikua në revistën “BMJ”. Autorët thonë se nevojiten më shumë studime lidhur me çështjen, megjithatë, sipas tyre, mjekët duhet të konsiderojnë ta rekomandojnë mjaltin në vend të antibiotikëve, të cilat kanë efekte anësore dhe mund të mos japin më efekt nëse përdoren pa kujdes.
bubullimalana@gmail.com