Problemet e lukthit
Gjysma e popullsisë së botës vuan nga gastriti apo ndryshe nga problemet e lukthit. Shumë njerëz kanë bakterie, të cilat mund të shkaktojnë gastrit. Kjo sëmundje nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket dhe kërkon trajtim të veçantë. Prandaj, është e rëndësishme të dini se si ta zbuloni sëmundjen dhe t’i njihni simptomat e saj sa më shpejt të jetë e mundur.
Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut
Një ndjenjë kërcëllimi ose djegieje në stomak
Përzjerjet dhe të vjellat (mund të jenë me gjak)
Humbje e pashpjegueshme e peshës
Humbja e oreksit Ngopja e hershme
Zbehje dhe marramendje
Rrahjet e shpejta të zemrës
Gulçim Djersitje e tepruar
Që të ruheni nga kjo sëmundje, ju duhet të bëni dietë
Nëse vuani nga gastriti është e rëndësishme të ndiqni një dietë dhe ndarjet midis vakteve tuaja nuk mund të jenë shumë të gjata. Erëzat, ushqimet pikante, sode, alkool dhe pirja e duhanit duhet të eliminohen. Ushqimi duhet të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë dhe gjithashtu duhet të zbutet ose të piqet në mënyrë që të mos irritojë stomakun. Mos hani gjëra të skuqura ose të tymosura, provoni ushqim të zier.
Vizitohuni te një mjek
Edhe nëse keni pasur disa nga simptomat e mësipërme dje, dhe sot ato u zhdukën dhe ju ndjeheni shumë më mirë, ju duhet të shkoni te mjeku për një vizitë. Ata do të iu nformojnë më mirë për problemin tuaj.
Mjekimi
Është e nevojshme të merrni ilaçe speciale që zvogëlojnë aciditetin dhe mbështjellin muret e stomakut. Duke pasur parasysh që gastriti mund të shkaktohet nga një bakterie, ia vlen të merrni antibiotikë për ta hequr qafe atë. Këshillohuni me një mjek dhe ata do t’ju ofrojnë trajtimin e duhur.
⟴LANA ON
bubullimalana@gmail.com