Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Qepët e njoma japin këto përfitime shëndetësore


Qepët e njoma janë shumë të ushqyeshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Ato janë edhe burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, derisa mineralet përmbajnë mjaft fosfor, kalium dhe kalcium. Për shkak të përmbajtjes anti-baktere mbrojnë trupin nga to, dhe përmirësojnë tretjen e ushqimit.Ja, cilat janë dobitë e konsumimit të qepëve të njoma:

Ruajnë zemrën

Qepët e reja janë me plot anti-oksidues, që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Po ashtu, përmbajnë mjaft vitaminë C, që ndihmon në tensionin e gjakut për të qëndruar në kufijtë e lejuar të normales dhe mbron nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.

Mbron shikimin

Qepët e reja mbrojnë nga problemet e syve, ndërsa prania e vitaminës A ul rrezikun nga paraqitja e degjenerimit të makulës.

Forcon eshtrat dhe imunitetin

Vitaminat C dhe K në qepët e reja mbrojnë dhe forcojnë eshtrat. Ato përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë dendësinë e eshtrave. Një qepë e njomë përmban rreth 20 mikrogramë vitaminë K dhe 1,6 mikrogramë vitaminë C, që është 22 për qind e dozës së rekomanduar ditore të këtyre vitaminave, të cilat përmirësojnë shëndetin e eshtrave.

Zvogëlon kolesterolin

Qepët e reja përmbajnë substanca të shumta që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e tij e gjelbër është shumë e shëndetshme dhe përveç asaj që ndihmon në uljen e kolesterolit, është i mirë edhe për kthimin e sheqerit të lartë në shkallë normale.

Është i mirë për lëkurën

Qepët e reja ndihmojnë organizmin që të prodhojë sasi më të mëdha të kolagjenit dhe që ta ripërtërijë. Kolagjeni është i domosdoshëm që lëkura të mbetet e bukur.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 


 

REKLAM