Preshi është një nga perimet më të vjetra të njohura sot për sot në botë, edhe pse shumë njerëz e nënvlerësojnë, pa ditur se është një depo e vërtetë vlerash ushqyese.
Përmirëson shikimin: Preshi është i pasur me vitaminë A, një vitaminë shumë e nevojshme për funksionimin e duhur të syve dhe për shëndetin e përgjithshëm të tyre. Pa harruar të përmendim se është një burim i shkëlqyer i zeaksantinës dhe luteinës, dy antioksidantë shumë të rëndësishëm, të cilët mbrojnë indet e ndjeshme të syrit nga rrezet e dëmshme ultravioletë, zhvillimi i katarakteve dhe sëmundjeve të tjera degjenerative të syve.
Parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare: Preshi ka në përmbajtjen e tij flavonoide që mbrojnë enët e gjakut nga dëmtimet e shkaktuara prej molekulave hiperaktive të oksigjenit. Kjo metodë e mbrojtjes së enëve të gjakut prodhon gjithashtu një gaz natyror që quhet oksid nitrik ose NO. Oksid nitrik ndihmon zgjerimin dhe relaksimin e enëve të gjakut. Një tjetër avantazh i kësaj perimeje është përqendrimi i lartë i folatit, i cili është në formën e tij bioaktive dhe është në të vërtetë i pranishëm në të gjitha pjesët e bimës, duke promovuar shëndetin e zemrës.
Parandalon aneminë: Ngrënia e përditshme e preshit është një mënyrë e sigurt për t’i siguruar trupit tuaj hekur, i domosdoshëm për të luftuar dhe për të parandaluar aneminë. Te preshi gjejmë sasi të bollshme të hekurit si dhe të vitaminës B të cilat janë pararendësit e nevojshëm për sintezën e qelizave të gjakut.
Është diuretik: Preshi është në ndër diuretikët më të mirë natyralë, (diuretik quhet çdo substancë që ndihmon në rritjen e sasisë së natriumit dhe nxjerrjes së ujit të tepër nga trupi juaj përmes urinës. Diuretikët natyralë janë të dobishëm për ata individë që vuajnë nga hipertensioni, duke përmirësuar funksionet e veshkave dhe reduktuar akumulimin e toksinave të tretshme në ujë ose kripëra.
bubullimalana@gmail.com