Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e trurit, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë.
Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji.
Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.
B6 është e përfshirë në prodhimin e hemoglobinës, proteina në gjak që transporton oksigjenin në organizëm.
Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit që rregullon humorin dhe e ndihmon trupin ta përballojë stresin.
Vitamina B6 poashtu ndihmon në prodhimin e melatoninës, që rregullon orën e brendshme dhe gjumin.
Disa studime kanë treguar se kombinimi i vitaminës B6, B12 dhe folatit luan një rol në ngadalësimin e shpërbërjes së funksioneve të trurit, humbjes së kujtesës, sklerozës, Alzheimerit dhe depresionit.
Ushqimet ku mund ta gjejmë
Vitamina B1 gjendet kryesisht te soja dhe drithërat, vitamina B2 gjendet te majaja e birrës, tek e bardha e vezës, bizelet dhe kosi. Ndërsa vitamina B3 gjendet me shumicë te mëlçitë, peshku dhe majaja e birrës.
Vitaminën B6 e gjejmë me shumicë te buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, shpendët, thjerrëzat, spinaqi, banania etj.
Vitamina B12, përveçse te mëlçitë, mund të gjendet tek midhjet, haviari, salmoni i kuq, drithërat, peshku ton, qumështit dhe nënproduktet e tij. Ndërsa vitamina B17 mund të gjendet te kajsitë, luleshtrydhet, bathët, fasulet etj.
bubullimalana@gmail.com