Gazi duhet të largohet nga organizmi, prandaj zorra e trashë është mënyra më e mirë për ta lejuar këtë.
Jo të gjitha gazrat janë të krijuara në mënyrë të barabartë
Siç e dini, jo të gjitha gazrat mbajnë erë. Prandaj, më poshtë i keni të listuara disa forma të gazrave dhe domethënien e tyre.
Gazrat pa erë
Sipas disa statistikave, shumica e përbërësve të gazrave nuk kanë erë. Vetëm një për qind e përbërëse e shkaktojnë erën e keqe, dhe fajtorë për këtë janë gazra sulfurik nga zorrët.
Gazra të tilla janë rezultat i ajrit të tepërt në trup, dhe janë plotësisht normale dhe të shëndetshme.
Gazrat me erë pak të keqe
Ka shumë ushqime të shëndetshme që i shkaktojnë gazrat të mbajnë erë, që do të thotë se gazrat me erë pak të keqe nuk janë ndonjë brengë serioze.
Brokoli dhe mishi i kuq janë ndër fajtorët kryesorë për këtë gjë.
Gazrat me erë shumë të keqe
Këtu duhet të brengoseni pakëz, dhe jo vetëm në jetën shoqërore, por edhe për shëndetin personale.
Gazrat me erë shumë të keqe mund të jenë shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor.
Shumica e njerëzve nuk janë tolerant ndaj laktozës dhe, nëse keni nivele të larta në spektër, atëherë kjo i shpjegon këto lloje të gazrave.
Gazrat e shpeshta
Zakonisht veganët përjetojnë gazra të shpeshta si rezultat i ushqimeve të pasura me karbohidrate të cilat konsumojnë.
Sidoqoftë, nëse përjetoni fryrje të barkut, apo nëse era e keqe ju shoqëron në gazrat e shpeshta, atëherë duhet të shkoni te doktori sepse mund të jeni alergjik ndaj ndonjë ushqimi specifik.
Vlen të ceket se sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Exeterit, thithja e sasive të vogla të gazit mund t’ju mbrojë nga kanceri.
bubullimalana@gmail.com