Sa më shumë e bombardoni trupin me antibiotik, aq më e vështirë është që të merrni efektin maksimal.
Kështu sipas një studimi të fundit, ftohja është rasti ku nuk duhet të përdorni antibiotik.
Ekspertët kanë zbuluar se ftohja mund të jetë lehtësisht e kurueshme me përdorimin e mjaltit në vend të antibiotikut.
Sipas tyre mjalti ka veti të forta kurative, dhe ndonjëherë është edhe më efektiv se vetë antibiotikët, pa shkaktuar efektet e tyre anësore.
I vetmi rast kur mund ti drejtoheni antibiotikut apo ilaçeve të tjera është kur ftohja përkeqësohet dhe kalon në sëmundje mushkërish apo laringu.
Sipas mjekëve, përdorimi i shumtë i antibiotikëve mund të vendosë në rrezik jetën tuaj, pasi në rast të ndonjë infeksioni, efekti i tyre nuk do të jap rezultatet që prisni.
⟴LANA ON
bubullimalana@gmail.com