Përveç qarkullimit më të mirë të gjakut, ka edhe veprime të tjera pozitive, si zvogëlimi i nivelit të sheqerit dhe kolesterolit të përgjithshëm në gjak.
Duke ndikuar në faktorët që janë të rrezikshëm për paraqitjen e arterosklerozës dhe dëmtimit të damarëve të gjakut dhe duke nxitur vazodilatacionin (zgjerimin e enëve të gjakut), arrat luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e diabetikëve, çka është shumë e rëndësishme duke marrë parasysh numrin e madh të të sëmurëve në botë.
Për të gjithë ju që vuani nga diabeti ju sugjerojmë të konsumoni disa arra gjatë ditës.
Ushqime që mund të përdoren pa kufizim
Zarzavate:
Domate, Kastravecë
Karota
Sallatë jeshilë
Lulelakër
Speca
Panxhar i kuq
Qepë
Rrepë, Lakër e bardhë
Lëngjet: Ujë mineral Ujë i gazuar
Lëngje zarzavatesh
Kafe ose çaj pa sheqer
Arrat luftojnë diabetin tip 2
Diabeti i tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundje të zemrës, te veshkave dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit nga shkencëtarët pranë universitetit “Harvard”, thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 grame arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa te gratë që marrin çdo ditë nga një lugë gjalpë kikirikësh, rreziku është 20 për qind. Veç yndyrës së mirë, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina të shumta, proteina, minerale dhe fibër. Në studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i përgjithshëm, arra, bajamet, lajthitë dhe kikirikët nuk luajnë ndonjë rol në shtimin e peshës trupore.
bubullimalana@gmail.com