Nëse i përkisni këtij grupi të dytë, me siguri shpesh keni hasur në protestimet e rrethit tuaj kur, për shembull, keni qenë i vetmi në zyrë që keni kërkuar të mbyllet dritarja derisa të tjerët e kanë pasur nxehtë.
Ndoshta është koha e fundit të zbuloni përse ju keni më ftohtë se të tjerët.
Për fillim, është me rëndësi të dihet se në përgjithësi femrat e kanë më ftohët sesa meshkujt për shkak të arsyes së thjeshtë sepse “nxehtësia iu grumbullohet rreth organeve vitale”, thotë mjekja dhe profesoresha e mjekësisë Roshini Raj.
Në ndjenjën e të ftohtit mund të ndikojë edhe niveli i yndyrës trupore i cili përndryshe vepron si një lloj i izolimit.
Lodhja dhe dehidrimi janë gjithashtu fajtorë të mundshëm, sepse mangësia e gjumit sjellë deri te ngadalësimi i metabolizmi dhe dobësimi i qarkullimit të gjakut.
Nga ana tjetër, uji e ndihmon trupin në mbajtjen dhe lirimin e ngadalshëm të nxehtësisë, gjegjësisht në barazimin e temperaturës trupore.
“Shkaktarët tjerë të mundshëm për dridhje të shpeshtë përfshinë nivelin e ulët të hekurit apo vitaminat B12, të cilët luajnë rol të madh në rregullimin e temperaturës trupore”, shton Raj dhe rekomandon se në çdo rast të vizitohet mjeku i cili do të zbulon problemin e juaj dhe do të jep këshillë më të mirë.
bubullimalana@gmail.com