Për shumë njerëz, përgjigja ndaj pyetjes së përditshme se a duhet ta konsumojmë aspirinën është "po". Në fakt, aspirina ka potencial për të ndihmuar më shumë sesa vetëm zemrën tuaj.
Nga një rishikim i kohëve të fundit specialistët e onkologjisë kanë dalë në përfundimin se marrja e aspirinës për të paktën 10 vjet mes moshave 50 dhe 65 jo vetëm që ul rrezikun e sulmit në zemër, goditjet dhe vdekje të parakohshme, por gjithashtu zvogëlon rrezikun e kancerit, sidomos atij kolorektal dhe esopagal. Të dhënat sugjerojnë një efekt pozitiv në rrezikun e kancerit të gjirit, mushkërive dhe kancerit të prostatës.
Por në të njëjtën kohë që të gjitha premtimet po dalin, studimet e sapo publikuara sugjerojnë se në disa gra, rreziqet e gjakderdhjes gastrointestinale i tejkalojnë përfitimet.
Këshilla : Bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni një regjim aspirine, pra para se të filloni ta përdorni atë rregullisht.
⟴LANA ON