Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Çka duhet të dini për çajin e kaçes?


Kaça është frut trëndafili dhe shpesh mund ta hasni si të egër kudo në rajon. Është frut që fillon të formohet pas poletizimit të suksesshëm të luleve në pranverë dhe fillim të verës, dhe piqet në fund të verës dhe gjatë vjeshtës. Ka ngjyrë të kuqe dhe nuanca të tjera të kuqes në të verdhë.

Çaji prej kaçe përdoret kryesisht për parandalimin dhe trajtimin e gripëve të ndryhshëm dhe ftohjes. Po ashtu parandalon ulçera dhe irritime në stomak. Është i mirë për të trajtuar edhe diarrean dhe gurët në tëmth.

Për më tepër, ky çaj përdoret edhe për çrregullime në veshkë dhe çrregullimeve në fshikëz.

Më të vjetrve u preferohet për dhimbje të shpinës dhe këmbëve, nyjeve, dhe atyre me diabet që kanë nivele të larta të kolesterolit (yndyrës në gjak), për ethe, temperaturë dhe sidomos ndihmon në dijeta për humbje peshe.

Përndryshe, çaji i kaçës është antioksidues i fortë. Vitaminat që i përmban janë: vitamina A, C, E, K, niacina, acidi folik, acidi pantotenik dhe kolina. Mineralet që çaji i kaçës përmban janë: kalciumi, hekuri, magneziumi, fosfori, kaliumi, natriumi, zinku dhe manganezi.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM