Pjeshka është një ndër frutat që njihet për shijen e saj të ëmbël, dhe përmbajtja që e karakterizon atë bën që të ketë efekte të shumta shëruese për organizmin tonë.
Disa nga efektet e saj të shëndetshme janë:
Humbja e peshës
Një pjeshkë përmban 35 deri në 50 kalori dhe aspak yndyrë, kjo bën që ato të të mbajnë të ngopur dhe do ta parandalojnë ngrënien e tepërt.
Parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Pjeshkat janë një burim i shkëlqyeshëm i fitokimikateve të cilat kanë ndikim antioksidues. Në këtë mënyrë, ato e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup të cilat rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.
Kujdesi për flokët dhe lëkurën
Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i pjeshkave mund ta reduktojë ndjeshëm rënien e flokëve, lëkurës së thatë të kokës dhe zbokthit. Vitaminat A dhe C janë të shkëlqyeshme për kujdesin e lëkurës, që është arsyeja se pse ato shtohen shpesh në produktet kozmetike. Këto vitamina stimulojnë rigjenerimin e indeve të lëkurës.
Parandalimi i kancerit
Seleni, një mineral me aktivitet antioksidues, parandalon formimin e qelizave të kancerit dhe ngadalëson përhapjen e tyre.
Shëndeti i veshkave dhe i fshikëzës
Pjeshkat kanë efekt diuretik, përmes të cilit rrisin funksionimin e veshkave dhe fshikëzës. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni trupin i mënjanojë toksinat.
Për shëndetin respirator
Personat që vuajnë nga bronkiti apo kolla kronike mund ta gjejnë shpëtimin në çajin nga pjeshka. Hulumtuesit kanë vërtetuar se konsumi ditor i çajit të pjeshkës mund t’i zbutë ndjeshëm simptomat e sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes.
bubullimalana@gmail.com