Të klasifikuara si një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin, qershitë kanë vlera të larta terapeutike. Ato janë të pasura me antioksidantë, janë një anti-inflamator i mirë dhe janë të dobishme në parandalimin dhe trajtimin e artritit.
Kanë vitaminë C – Kjo ndihmon trupin në prodhimin e kolagjenit, krijimin e indeve të reja dhe ndikon në shërimin e shpejtë të plagëve.Siç dihet, kjo vitaminë shërben si një antioksidant i fuqishëm, që forcon imunitetin dhe na mbron nga sëmundje të ndryshme.
Ulin kolesterolin – Një nga avantazhet e qershive të thara është se ato përmbajnë nivele të konsiderueshme të xhelatinës që ul shkallën e kolesterolit të keq (LDL). Kështu, ul edhe rrez.ikun e prekjes nga sëmundjet koronare.
Janë të pasura me antioksidantë – Antocianinat janë substanca që u japin qershive ngjyrën e kuqe të errët. Ato janë përforcues të qelizave që parandalojnë rritjen e radikaleve të lira në trupin tuaj. Këto radikale të lira, janë grimca të vogla që prodhojnë një përgjigje zinxhir dhe dëmtojnë qelizat tona.
Përforcuesit e qelizave gjithashtu pengojnë plakjen dhe ndihmojnë në shmangien e sëmundjeve kronike duke përfshirë sëmundjet koronare, diabetin, alzheimerin, mbipeshën dhe kancerin.
Lehtësojnë dhimbjet – Niveli i lartë i përforcoesëve qelizorë tek qershitë, ndihmojnë trupin të zbusë dhimbjet dhe inflamacionin. Për më tepër, qershitë e thara mund të lehtësojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes dhe shërbejnë për tu rikuperuar më shpejt.
Përmbajnë bakër – Një nga përparësitë e qershive të thara është se ato kanë përmbajtje të lartë të bakrit, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Bakri i mban indet tuaja të forta dhe ju mbron nga radikalet e lira që mund të dëmtojnë indet.
Rregullojnë ciklin e gjumit – Një nga avantazhet e qershive të thata është se ato mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Qershitë janë një nga burimet kryesore ushqimore të melatoninës. Melatonina është një hormon që rregullon ciklin “gjumë-zgjim”. Konsumi i qershive një orë para gjumit, mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë dhe të thellë.
Janë të pasura me vitaminë A – Vitamina A mund të ndihmojë në krijimin e qelizave të reja dhe të ndihmojë në shërimin e shpejtë të plagëve pas një lëndimi. Ajo gjithashtu mban lëkurën tuaj elasike dhe forcon shikimin.
Përmban kumarinë – Kumarina është një substancë që gjendet në bimë të shumta. Ajo ka ndikim të madh në hollimin e gjakut, duke zvogëluar kështu rreziqet e goditjeve në tru dhe sulmet koronare.
bubullimalana@gmail.com