Ngrënia e çokollatës së zezë ndihmon diabetikët të kontrollojnë nivelet e kolesterolit, thonë shkencëtarët britanikë.
Sipas një studimi nga profesori i Universitetit Hull Steve Atkin, botuar në revistën Diabetic Medicine, nivelet totale të kolesterolit ranë në një numër të vogël të diabetikëve të cilëve u ishte dhënë çokollata e zezë për 16 javë. Ndërsa kolesteroli i tyre "i mirë" gjithashtu u rrit.
Sipas studimeve të mëparshme, çokollata e zezë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por kjo nuk duhet të merret si një “dritë jeshile” për konsum të tepërt të çokollatës, pasi në fund të fundit mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi.
bubullimalana@gmail.com