Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Bishtat e qershive janë një mrekulli e vërtetë për organizmin.

I kishim pritur prej kohësh dhe tani që i gjejmë në çdo stendë të mundshme në treg, tashmë edhe me çmim të arsyeshëm, nuk mund të mos i shijojmë qershitë e para. Por në qoftë se deri më tani i keni hedhur bishtat e tyre, pasi të lexoni këtë artikull s’do e bëni më këtë gabim.

Ndryshe nga ç’mund të mendoni bishtat e qershive janë një depo e vërtetë e vitaminave A, B1 dhe C.  Hulumtimet e ndryshme shkencore kanë provuar se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta, sidomos kur e shoqëroni me një jetë aktive. 

Shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut. Ajo që duhet të bëni është vetëm të ruani bishtat e qershive dhe t’i vloni në një tenxhere ku keni hedhur një gotë ujë . 

Këtë çaj mund ta pini edhe të ftohtë 2-3 herë gjatë ditës për aq kohë sa të ndiheni më mirë. Provojeni për një periudhe një-dy mujore dhe do të shihni përmirësim. Gjithashtu ai ul kolesterolin e keq në gjak, largon lëngjet e tepërta nga trupi, i bën mirë mëlçisë dhe parandalon infeksionet në traktin urinar.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM