Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Mushmolla për sy, mëlçi dhe veshka

Mushmolla në Evropë kultivohet për tashmë një kohë të gjatë, shpesh mbështillet e shartohet në ftua ose dardhë, ndërsa frutat i sjell prej vitit të parë.

Druri mund të rritet edhe deri në shtatë metra, ndërsa lulëzon në fund të muajit prill. Frutat vilen në vjeshtë, e nganjëherë edhe pas acareve të para. Të sapovjela mushmollat janë të forta, kështu që duhet lënë të qëndrojnë disa javë, që të piqen dhe të zbuten.

Sa u përket pjesëve të tjera të saj, përdoret lulja dhe gjethja që mblidhen në pranverë. Thahen në ajër, lëvorja hiqet në pranverë ose vjeshtë.

Nga mushmolla bëhet marmelata, likeri dhe rakia, ndërsa njohësit e medicinës popullore pohojnë se e përmirësojnë shikim, forcojnë mëlçinë dhe veshkat, përmirësojnë pasqyrën e gjakut, largojnë dhimbjen në shpinë dhe gjunjë.

Rekomandohen edhe në rastet të marramendjes, diarresë, infeksionit të zgavrës së gojës, e madje edhe kundër impotencës. Duke pasur parasysh se fyti i papjekur i mushmollës e shtrëngon mukozën, mund të përdoret kundër gjakderdhjes së mishit të dhëmbëve dhe ta parandalojnë paraqitjen e aftave në gojë.

Gjithashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, e për këtë arsye u rekomandohet personave të moshuar. Mushmolla përmban shumë përbërës shërues, si tanina, vitamina C, pektina, acidi i mollës, limonit dhe verës. Edhe farat e kësaj peme janë shumë të shëndetshme, mbahen në ujë deri kur të fryhen, e gjatë asaj kohe lirojnë përbërës shërues. Ky ujë përdoret edhe për shërim të lëndimeve në lëkurë.

Dy filxhanë me çaj në ditë

Çaji përgatitet nga një lugë me mushmolla të freskëta të imtësuara dhe nga dy decilitra ujë. Masës i qitet ujë i valë, mbulohet, lihet që të qëndrojë një orë, e më pas filtrohet. Gjatë ditës duhet pirë du filxhanë, ndërsa goja mund të shpëlahet disa herë në ditë.

Ëmbëlsira dimërore

Mushmollat më së lehti hahen kur priten përgjysmë dhe me lugë të vogël u nxirret përmbajtja, ndërsa paraprakisht lahen mirë. Nuk bën të hahen shpejt, secila pemë përmban pesë fara të mëdha. Nuk bën ta teproni me to, sepse treten vështirë, e sasia e madhe e tyre mund të shkaktojë diarre. Për të qëndruar më gjatë, duhet t’i ruani në frigorifer. Të fërguara në gjalpë me pak karafil paraqesin një delikatesë origjinale në ditët e dimrit. Gjithashtu, mishi i përzier i mushmollës me ajkë të ëmbël të tundur paraqet një përzierje interesante për anëtarët e familjes, si dhe për mysafirët e papritur.

Marmelata

Për përgatitje të marmelatës, i lani mushmollat e buta dhe i preni në copa. Më pas i qitni në tenxhere, i mbuloni me ujë i lini të vlojnë dhe të zihen tri orë në temperaturë të ulët. Pas kësaj i filtroni nëpër një leckë të dendur dhe i varni që të qëndrojnë gjatë natës mbi tenxhere, ne mënyrë që të rrjedhë i tërë lëngu, shkruan Kosova Sot. Përmbajtjen mos e shtrydhni, në mënyrë që marmelata të mbetet e kthjellët.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM