Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Si të pastrojmë veshkat me kurën natyrale të qepës

Veshkat janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave jashtë organizmit. Procesi i detoksifikimit të organizmit është aq kompleks dhe ka zanafillën tek veshkat. Përmirësimi i funksioneve të veshkave ka rol vendimtar në shëndetin e të gjjithë organizmit. Problemi është se, falë veseve të këqija, veshkat vuajnë dhe nuk punojnë siç duhet, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës.

Më poshtë do të mësoni një kurë ideale me qepë e cila forcon veshkat dhe i ndihmon ato të largojnë me shpejtësi toksinat e dëmshme. Qepa është e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat e mbështesin dhe mbrojnë organizmin në shumë dimensione. Qepa ka efekt pastrues, shërben si antibiotik dhe ka ndikim diuretik. Të treja këto vlera prekin drejtpërdrejtë shëndetin e veshkës. Përbërësit e qepës krijojnë një mburojë në veshka dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.
Alicina, një nga përbërësit kryesorë të qepës i jep asaj rolin e një pastrueseje efikase për veshkat. Vitaminat dhe mineralet tek veshka ekuilibrojnë sasinë e lëngjeve në trup dhe të eletktroliteve.

Qepa përmban vitaminat A, B, C dhe E.
Ajo është e pasur me mineralet si kalçiumi, kaliumi, magnezi, sodiumi, silikoni, sulfuri, fosfori, jodi dhe bakri.
Qepa përmban edhe fibër që është e nevojshme për sistemin tretës.
Si Ta Përgatisni Kurën e Qepës

Përbërësit:

2 litra ujë
2 qepë mesatare
3 tufa majdanoz

Lëngu i tre limonëve
Përgatitja:
Ngroheni ujin në një tenxhere.
Qërojini qepët dhe prijini në copa të vogla. Hidhni ujin e ngrohtë në një kavanoz të madh dhe më pas hidhni qepët. Shtoni majdanozin dhe lëngun e limonit. Pas dy orësh, kullojeni lëngun. Lëngu duhet konsumuar në doza të barabarta gjatë ditës. Idealja është që të pihet 5-6 herë gjatë ditës. Efekti diuretik është i fuqishëm, ndaj kjo kurë mund të përdoret tre herë në javë dhe në varësi të detoksifikimit që kërkon ky organ. Rekomandohet që gjatë kurës të shmangni yndyrnat e ngopura dhe sheqerin, të cilat rrisin toksinat në organizëm. Hani më shumë perime dhe fruta me përmbajtje të lartë uji.

Rekomandohet gjithashtu konsumi i bishtajoreve kërpudhave dhe peshkut.
Kujdes:Kjo kurë mund të shkaktojë reagime të padëshiruara tek njerëzit që vuajnë nga refluksi acidik apo irritimi gastrik. Ajo nuk rekomandohet për njerëzit që janë të prekur nga tensioni i ulët sepse e ul më shumë atë. Njerëzit që vuajnë nga hipoglicemia nuk duhet ta përdorin këtë kurë sepse ndikon në nivelin e sheqerit. 




Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM