Nivelet e larta të vitaminës D në gjak mund të ulin rrezikun e kancerit, sipas një studimi.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se nivelet e larta të “vitaminës së diellit” ulin me 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë.Ndërsa për të gjitha llojet e tjera të kancerit rreziku ulet në total me 20%, ku më e dukshme është tek meshkujt.
Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 33 mijë personave të të dyja gjinive dhe të grupmoshës 40-69 vjeç.Ata siguruan të dhëna për pjesëmarrësit për historinë e tyre mjekësore, dietën dhe mënyrën e jetesës.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe analizave të gjakut, që u përdorën për të përcaktuar nivelet e vitaminës D.Për një periudhë 16-vjeçare shekncëtarët vëzhguan rastet e raportuara me kancer, ku më shumë se 3 mijë raste u shfaqën vetëm gjatë periudhës së studimit.
Vitamina D lufton kancerin
Shkencëtarët analizuan të dhënat e gjakut, ndërkohë që morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë rrezikues të kancerit, si mosha, pesha (BMI), nivelet e aktivitetit fizik, konsumimi i alkoolit dhe dietat, si dhe stinët që ndikojnë në sasinë e vitaminës D në gjak. Ata zbuluan se vitamina D ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për kancerin e mëlçisë, ku rezultatet ishin sidomos pozitive për meshkujt.
bubullimalana@gmail.com