Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Xinxife? Vlera të shumta shëndetësore!

Me ardhjen e Vjeshtës kokrrat e tyre janë pjekur. Ato kane vlera kuruese dhe ushqyese, hahen te fresketa por dhe gatuhen.
Si vend te pare, te origjines, kane Kinen, 4000 vjet perpara po tani kultivohen gjithandej, edhe ne vendin tone, kryesisht te pranuara për kultivim në klimë mesdhetare.
Nga specialistët vlerësohen për përmbajtjen e magnezit, potasit, kalciumit, manganezit, fosforit dhe hekurit dhe se kanë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume, forcojnë sistemin imunitar, luftojnë infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor në formën e çajit, për të qetësuar fytin.
Edhe farat përdoren për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze.
Disa nga vlerat e tyre shendetesore:
Ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia. 
Përbërësit e këtij fruti kanë efekt qetësues në trurin e njeriut duke e bërë atë më pak të prirur për të pasur probleme me pagjumësinë.
Janë të pasura me hekur dhe fosfor të cilët janë përbërësit kryesorë të qelizave të kuqe të gjakut. Nëse vuani nga anemia, hidet do të bëjnë të mundur që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë dhe po ashtu edhe furznimi i organeve me oksigjen.
Forcon kockat. 
Duke qënë se përmbajnë shumë minerale si kalciumi, fosfori, hekuri, do të kenë edhe këtë efekt tek kockat. Nëse vuani nga osteoporoza duhet patjetër t’i konsumoni.
Mban nën kontroll peshën. 
Kanë pak kalori, janë të pasura me proteina si dhe fibra. Do të ishin perfekte për të thyer urinë mes vakteve.

Forcojnë sistemin imunitar. 
Kjo pasi përmbajnë vitaminën C, A si edhe disa përbërës të tjerë organikë si edhe acide. Kanë edhe veti anti-oksidante.

Reduktojnë stresin dhe ankthin. 
Ndikojnë në sistemin hormonal duke bërë që të ulet niveli i hormoneve që lidhen me stresin.
Kanë ndikim pozitiv në lidhje me tumoret. 
Sipas disa studimeve kjo është e mundur falë efektit që kanë në lidhje me kapjen e radikaleve të lira edhe në qelizat tumorale. Efekti anti-oksidant do të ndihet edhe në lidhje me sëmundjet e zemrës.
Ndihmojnë në trajtimin e disa irritimeve të lëkurës si psoriaza, ekzemat, dhe aknet.
Përmirëson tretjen. 
Kjo shkaktohet nga niveli i lartë i fibrave që përmbajnë.
Detoksifikojnë gjakun. 
Pra largojnë prej tij të gjitha toksinat duke bërë të mundur të parandalohen shumë sëmundje.
⟴LANA ON


Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM