Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Sëmundjet që shërojnë manat e bardhë.

Mani më shumë njihet për frutin e tij me shije të veçantë, dhe që është tani kudo nëpër tregje. Por në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruti. Përfitimet janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit. Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina. Kjo substancë gjendet tek të gjitha frutat e pyllit si boronicat, mjedrat dhe thanat.
Përdorimet e Manit të bardhë
Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore:
Ankthi, Artriti, Kapsllëku, Kolla, Tensioni i lartë, Kolesteroli i lartë, Diabeti dhe Sistemi imunitar.
Diabeti
Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak.
Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.
Kolesteroli
Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.
Efektet anësore
Edhe pse ky frut është bimor, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta.
Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve. Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj.
Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet ky frut.
Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim.
Kush mund ta zëvendësojë manin e bardhë në dietën tuaj.
Të njëjtën substancë që përmendëm lart e gjeni edhe tek qershitë, manaferrat, manat goxhi dhe thanat.
⟴LANA ON

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM