Në verë, një nga ushqimet më të mira për të luftuar vapën dhe për të mbajtur trupin të hidratuar, pa dyshim që është edhe pjepri. Arsyet e mira për të konsumuar këtë frut janë me të vërtetë të shumta, duke nisur nga favorizimi i nxirjes së trupit e deri tek vetitë e tij hidratuese. Por ai i dini të gjitha përfitimet që merrni nga pjepri?
Përveç se është i pasur me ujë dhe përmban pak kalori, një fetë 100 gramëshe përmban vetëm 30 kalori dhe këshillohet të konsumohet çdo mëngjes. Mes përfitimeve të tij për trupin është se në të ndodhet edhe një agjent anticouglant, i cili parandalon iktuset apo infarktet në zemrës.
Ky frut, ndër të tjera është shumë i shëndetshëm edhe për stomakun, duke favorizuar tretjen dhe duke luftuar në të njëjtën kohë aciditetin. Vitaminat dhe kripërat minerale përveç se janë një aleat shumë i mirë për energjinë e trupit, falë përmbajtjes së ujit në të, favorizon edhe funksionimin e veshkave.
Vitaminat A dhe C janë shumë të rëndësishme për aftësitë e tyre antioksiduese, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira, përveç se parandalojnë rrudhat dhe shenjat e plakjes.
Ndër të tjera, këto vitamina janë të shëndetshme për sytë, duke qenë se parandalojnë sëmundje siç është katarakta apo degradimi makular. Përfitimet nga pjepri nuk kanë të bëjnë vetëm me trupin, por edhe me lëkurën, pasi stimulojnë nxirjen dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme UV.
bubullimalana@gmail.com