Sipas studimeve më të fundit të mjekësisë manat konsiderohen si një ndër tonikët natyral për gjakun, pasi pastrojnë dhe forcojnë tërë sistemin kardiovaskular.
Manat janë të pasura me antioksidantë, nutrientë e vitamina, duke u vlerësuar në tërë botën si super-ushqim dhe një nga ilaçet më të mira nga natyra.
Ka mana të zeza, të kuqe dhe të bardha, të gjithë këto kanë veti shëruese.
Të gjitha pjesët e manave mund të përdoren, lëvorja, gjethet, frutat e freskëta por edhe të thatë. Përveç që e gjithë bima është e pasur me antioksidantë, përmbajnë alkoloide falë të cilave imuniteti ynë forcohet, balancon sheqerin në gjak, ndërsa frutat e thata konsiderohen si një nga delikatesat më të shëndetshme natyrore.
Një gotë me lëng nga manat preferohet për përmirësimin e shikimit, sepse përmban vitaminën A. Kjo në veçanti rekomandohet për njerëz që kalojnë shumë kohë në kompjuter.
Ky lëng po ashtu është shumë i dobishëm për shërimin pas operacioneve ose sëmundjes, sepse shpejton shërimin, përmirëson qarkullimin dhe parandalon infeksionet. U rekomandohet edhe nënave pas lindjes.
Manat nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, çka ndihmon të mbani dhe freskoni ngjyrën tuaj natyrale. Mund ta aplikoni direkt në flokë (vetëm lëng i pastër) për të përmirësuar rrënjën e flokëve dhe për të shpejtuar rritjen e shëndetshme. Çaji nga sythat me gjethe të manit është i mirë për sistemin kardiovaskular edhe për dobësim.
Personat që vuajnë nga diabeti ju rekomandohet çaji nga gjethet e manit të zi. Duhet që 50 gr të këtij gjethi të grimcuar të vendosen në gjysmë litri ujë të vluar dhe të qëndrojë 10 minuta me kapak me përzierje të herë pas hershme. Pija pastaj kullohet dhe pihet gjatë ditës. Edhe marmelata nga manat luan rol të fortë në shëndet, kështu rekomandohet të hahet në mëngjes.
Efektet çudibërëse të manit, hani sa më shumë
5/17/2022 12:00:00 π.μ.
0
bubullimalana@gmail.com