Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

A ndikon karota në përmirësimin e shikimit, ja si qëndron e vërteta

Me siguri keni dëgjuar se nëse hani shumë karrota do t’ju ndihmojë të shihni më mirë në errësirë. Por a është e vërtetë kjo gjë? Nëse hamë çdo ditë nga këto perime ne do të jemi në gjendje të lexojmë edhe në errësirë? Le të shohim se çfarë është e drejtë.
Karrotat përmbajnë vitaminë A që ndihmon në përmirësimin e shikimit. Kjo nuk do të thotë se në qoftë se ju hani shumë karrota do të përmirësojë ndjeshëm shikimin tuaj dhe papritmas ju do shihni më mirë.
Por ajo që ju duhet të dini është se një nga rolet kryesore të vitaminës A është kontributi i saj në funksionin normal të syve. Kështu, vitaminë A është thelbësore për funksionimin e duhur të shikimit në errësirë, por jo që do përmiresojë totalisht shikimin tuaj.
Karotat gjithashtu kontribuojnë në shëndetin e lëkurës, pasi që vitamina A e mbron atë nga rrezatimi ultravjollcë dhe ngadalëson shenjat e plakjes.
Karrota janë një burim i mirë i fibrave, që është thelbësore për një dietë të shëndetshme.
Kontribuon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, menaxhimin e peshës,
Kontrollon sheqerin në gjak
Përmirësimin e shëndetit të tretjes.
Si përfundim, karrotat janë një mundësi e mirë për dietën tuaj të përditshme. Por ju duhet të dini se asnjë ushqim në vetvete nuk mund të veprojë si një ilaç magjik.
Konsumi i karrotave të kombinuara me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar do t’ju ndihmojë të merrni përfitimet shëndetësore të lëkurës dhe të syve tuaj.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM