Vetëm pak njerëz dinë për të gjitha cilësitë e tij shëruese.
Kjo kokërr e imët është e pasur me fitosterolime – substanca të cilat pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë kolesterina në trup.
Tërshëra mund të konsumohet në formë qulli, mirëpo mënyra shumë më e thjeshtë është ta zieni si çaj.
Ky çaj është i shkëlqyeshëm për forcimin e shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut nga infarkti dhe pika në tru.
Tërshëra gëzon famën e mjetit të fuqishëm dhe shpëtimtares për forcimin e sistemit nervor.
U rekomandohet të gjithë atyre të cilët vuajnë nga pagjumësia, lodhja fizike, ankthi dhe depresioni.
Mjekët popullorë madje ua rekomandojnë personave me sëmundje nga skleroza . Rregullon punën e lukthit, andaj u rekomandohet të gjithë personave të cilët kanë organe të ndjeshme të tretjes.
Gjithashtu, ka cilësi të cilat u përshtaten të sëmurëve nga kanceri i zorrës së trashë. Posaçërisht bën mirë në zvogëlimin e pasojave të padëshiruara të cilat mund të shfaqen gjatë radioterapisë dhe kimioterapisë.
Mikroelementet dhe flavonoidet me të cilat janë të pasura forcojnë sistemin e imunitetit dhe përmirësojnë pasqyrën e gjaku.
Është vërejtur që përdorimi i përditshëm i tërshërës në ushqim i kontribuon shtimit të masës muskulore.
Të gjithë ata të cilët vuajnë nga niveli i rritur i kolesterinës në gjak dhe i tensionit të gjakut do të duhej ta përfshinin këtë çaj në ushqimin e tyre.
Këto nuk janë të gjitha cilësitë pozitive. Çaji i tërshërës u rekomandohet të gjithë atyre që vuajnë nga ekzema, kanë lëkurë të ndjeshme apo ndiejnë kruarje intensive.
Përgatitja:
5 lugë tërshërë njomni në një litër ujë të ftohtë dhe nxeheni ngadalë derisa të vlojë. Lëreni të vlojë 5 minuta dhe pastaj të ftohet.
Sipas dëshirës ëmbëlsojeni me pak mjaltë dhe konsumoni gjatë ditës në vend të ujit.
⟴LANA ON
bubullimalana@gmail.com