Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Efektet pozitive që ka fruti i kivit në shëndet.

Kivit janë fruta të vogla që kanë shije të mirë dhe shumë përfitime shëndetësore. I gjithë fruti i kivit është i ngrënshëm, përfshirë dhe lëkurën e tij, por shumica e njerëzve preferojnë ta qërojnë para se ta hanë.
1. Ndihmon në trajtimin e astmës
Sasia e madhe vitaminës C dhe antioksidantëve që përmban kivi mund të ndihmojnë në trajtimin e astmës. Një studim zbuloi se konsumimi rregullisht i kivit ka efekt pozitiv në funksionin e mushkërive. Frutat e freskëta si kivi mund të reduktojnë problemet me frymëmarrjen tek fëmijët.
2. Ndihmon në tretje
Kivit përmbajnë shumë fibër, që është shumë e mirë për tretjën. Këta fruta përmbajnë gjithashtu një enzimë proteolitike që quhet aktinidin, e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave.
3. Përmirëson sistmin imunitar
Kivit përmbajnë shumë vitaminë C. Një filxhan kivi siguron 273% të sasisë së rekomanduar ditore për këtë vitaminë. Vitamina C është një nutrinent bazik për sa i përket përmirësimit të sistemit imunitar, duke reduktuar mundësinë për zhvillimin e gripit apo sëmundjeve të tjera të ngjashme.
4. Redukton riskun e problemeve të tjera shëndetësore
Stresi oksidativ mund të rezultojë në dëmtim të ADN. Kjo mund të çojë në probleme shëndetësore. Pjesërisht për shkak të antioksidantëve që përmban, konsumimi rregullisht i kivit redukton mundësinë për stress oksidativ. Meqë dëmtimi oksidativ i ADN lidhet shumë me kancerin e kolonit, konsumimi i kivit mund të ulë rrezikun për t’u prekur nga ky kancer.
5. Ndihmon në menaxhimin e tensionit të gjakut
Substancat bioactive në tre kivi në ditë mund ta ulin tensionin e gjakut më shumë se një mollë në ditë. Në term afatgjatë, kjo mund të sjellë një risk më të ulët për zhvillimin e problemeve qe kanë të bëjnë me tensionin e gjakut si ataket kardiake apo goditjet në tru.
6. Redukton mpiksjen e gjakut
Një studim nga Universiteti i Oslos zbuloi se ngrënia e dy deri në tre kivi në ditë, ul në mënyrë domethënëse riskun për mpiksjen e gjakut. Gjithashtu u zbulua se kivit reduktojnë  sasinë e yndyrnave në gjak. Studiuesit  e krahasuan efektin e kivit me efektin e një aspirine në ditë.
7. Mbron ndaj humbjes së shikimit
Arsyeja kryesore e humbjes së shikimit është degjenerimi i makulës, dhe kivit mund t’ju nidihmojnë që t’i mbroni sytë nga kjo. Ngrënia e tre racioneve kivi në ditë, e redukton degjenerimin e makulës me 36%. Nivelet e larta të zeaksanthinës dhe luteinës besohet që kontribuojnë për këtë efekt.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM