Burdullaku (lakër e egër) ose në emrin shkencor Portulaca Oleracea është një bimë që mbin vetë dhe është shumë e pasur në:
- Acid a-linolenik (ose ndryshe acide yndyrore omega 3)
- Vitamin të kompleksit B (B1, B9, acid folik, Niasine, B6, Riboflavin)
- Vitaminë C
- Provitamine b-Karoten
- Hekur, magnez, kalium, kalcium, fosfor, magan, bakër
- Fibra
Rekomandohet për sëmundje të kanalit urinar, për të forcuar sistemin imunitar, për sëmundjet e frymëmarrjes, për aparatin tretës dhe ndihmon në rikuperimin e plagëve.
Mund ta përdorni të freskët, siç është, në sallatë, por edhe në gatime të ndryshme, si në byrek, burani etj.
Si të njihni bërdullakun?
Bërdullaku ngatërrohet lehtësisht me një bimë tjetër të njohur si Euphorbia maculate e cila është helmuese dhe të sëmur.
Ndonëse të dyja bimet rriten në sipërfaqen e tokës, gjethet e Euphrobia Maculate janë të vogla dhe në mes kanë njolla të kuqe.
Kërcenjtë e kësaj bime helmuese janë me push dhe lulet ngjajnë ndryshe. Një mënyrë tjetër për të bërë dallimin mes tyre është që të ndani kërcenjtë në dysh.
Kërcelli i bimës helmuese nxjerr një lëng kremoz ngjyrë të bardhë.
⟴LANA ON