Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Insulina u zbulua në vitin 1921 nga dy shkencëtarë kanadezë, Frederick Banting dhe Charles Best


Insulina u zbulua në vitin 1921 nga dy shkencëtarë kanadezë, Frederick Banting dhe Charles Best, në laboratorin e John Macleod në Universitetin e Torontos.

Zbulimi i tyre ishte një nga arritjet më të mëdha në mjekësinë moderne dhe shpëtoi miliona jetë njerëzish që vuanin nga diabeti.
Ideja fillestare ishte nga Banting ne 1920 një mjek i ri, kishte lexuar studime që sugjeronin se pankreasi prodhonte një substancë që kontrollonte sheqerin në gjak. Ai mendonte se, nëse bllokohej pjesa e pankreasit që prodhonte enzima tretëse, mund të izolohej “substanca që ul sheqerin” (që sot njihet si insulinë).
Ne 1921 eksperimentet me qen me ndihmën e studentit Charles Best, ata bënë eksperimente te qentë. Hoqën pankreasin te disa qen për t’i bërë diabetikë, pastaj injektuan ekstrakte të marra nga pankreasi i kafshëve të tjera.
Kur i injektuan ekstraktin një qeni diabetik, panë që niveli i sheqerit në gjak ra – një provë që ekstrakti përmbante një substancë që funksiononte.
Me ndihmën e biokimistit James Collip, ata pastruan insulinën për përdorim te njerëzit. Në janar 1922, një djalë 14-vjeçar me diabet, Leonard Thompson, u bë personi i parë që mori insulinë – dhe jeta e tij u shpëtua.
Shkencëtarët shkuan në një repart spitalor me fëmijë diabetikë, shumica e tyre komatozë dhe qe po vdisnin nga keto-acidoza diabetike. Kjo njihet si një nga momentet më të pabesueshme të mjekësisë.
Imagjinoni një dhomë plot prindër të ulur në shtratet e vogelusheve duke pritur vdekjen e pashmangshme të me te dashurve së tyre. Shkencëtarët shkuan nga shtrati në shtrat dhe injektuan tek fëmijët ekstraktin e ri të pastruar te sapo zbuluar - Insulinë.
Ndërsa ishin duke injektuar insulinen te femija i fundit ne gjendje kome, fëmija i parë te cilit i ishte injektuar Insulina filloi të zgjohej nga koma dhe te hapte syte.
Pastaj një nga një, të gjithë fëmijët filluan te zgjohen nga komat e tyre diabetike. Një dhomë e vdekjes dhe e errësirës, u bë një vend i gëzimit dhe shpresës. Falë Dr. Banting dhe Dr Best!
Në fillim të viteve 1920 Dr.Frederick Banting dhe Dr.Charles Best zbuluan Insulinën nën drejtimin e John Macleod në Universitetin e Torontos. Me ndihmën e James Collip insulina u pastrua, duke e bërë atë të disponueshme për trajtimin e suksesshëm të diabetit.
Çmimi Nobel:
Në vitin 1923, Banting dhe Macleod morën Çmimin Nobel në Mjekësi. Banting ia ndau gjysmën e çmimit Charles Best-it, ndërsa Macleod ia ndau gjysmën e tij James Collip-it.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 


 

REKLAM