Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.
Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës. Agroweb.org ju sjellë një kurë natyrale, e cila është jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Përbërësit: Ujë, një majë luge çaji me sodë buke dhe një lugë gjelle me uthull molle
Udhëzimet:
Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.
Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.
Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.
Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.

.jpg)




bubullimalana@gmail.com