Dhimbja e krahut apo e dorës shpesh shkaktohet nga ndonjë dëmtim ose një problem në qafë apo i shpatullës. Rrallë, kjo dhimbje mund të jetë një problem më serioz në qafë apo i një krize zemre.Ja disa nga shkaqet e dhimbjeve të krahut apo të zemrës:
1. Në se dhimbja ka filluar pas një dëmtimi aksidental, pas një rrëzimi ose fundja pas një ushtrimi jo të zakonshëm, atëherë mund të keni pësuar ndonjë shembje, ndrydhje apo shkitje muskulore (Muscle Strains and Tears) ose ndonjë thyerje kocke ( Fractures). Në se dhimbja është shumë e fortë, duhet ti telefonosh menjëherë doktorit tuaj. Sidoqoftë duhet të merrni disa masa paraprake të cilat konsistojnë në shtrirjen në një pozicion të rehatshëm, në vendosjen lokalisht të akullit, në fashimin me një shtrëngim mesatar dhe duke vendosur më parë pambuk nën të, dhe në vendosjen e krahut në një pozicion të ngritur.
2. Në se profesioni juaj është i tillë që ju detyron të lëvizni herë pas here krahun apo dorën tuaj atëherë ju mund të vuani nga një sëmundje profesionale që prek tendinet dhe muskujt e krahut dhe të dorës. Në fillimet e sëmundjes dhimbja hiqet po të pushojnë lëvizjet por në fazat e mëvonshme këto dhimbje mbesin edhe në gjendje qetësie. Në këtë rast mund të shtoni kohët e pushimit, të merrni ilaçe kundra dhimbjes dhe të bëni fizioterapi.
3. Në se dhimbja e krahut të majtë shoqërohet me shtrëngim në gjoks, mos mbushje me frymë, të vjella apo ndjenja për të vjellë, djersitje dhe ndjenjë të fikmi atëherë ju mund të keni një krizë serioze zemre që vjen kryesisht nga një bllokim i enëve të gjakut që ushqejnë zemrën dhe që emërtohet infarkti i zemrës (Myocardial Infarction). Në këtë rast menjëherë duhet lajmëruar autoambulanca. Ndërkohë duhet të pini gjysmë kokrre aspirine në se nuk keni reaksion.
4. Në se dhimbja lokalizohet në pjesën e sipërme të krahut dhe në shpatull atëherë ju mund të keni një pezmatim të muskujve të shpatullës (Polymyalgia Rheumatica) e cila përmirësohet me kura kortizonikësh; ose një pezmatim të tendinëve (Tendinitis) ose të këllëfëve të tyre dhe (Tenosinovitis). Injeksionet lokale të kortizonikëve apo edhe vënia në allçi mund të përmirësojnë gjendjen.
5. Kryesisht duke qenë në një moshë mbi 45 vjeç, ndjeni një dhimbje aq të fortë dhe mpirës sa që nuk ju lejon të lëvizni lirshëm dhe që fillon nga qafa dhe përhapet në drejtim të krahut atëherë kjo dhimbje mund të vijë nga shtypja e ndonjë rrënje nervi që del nga vertebrat e qafës, prej daljes jashtë mbështjellëses së saj fibroze, të një lënde xhelatinoze që normalisht është e vendosur midis trupave të vertebrave (Prolapsed or Herniated Disk); ose kjo mund të vijë edhe nga një sëmundje degjenerative të kockave dhe të kërceve të vertebrave të qafës (Cervical Spondylosis).
6. Në se dhimbja fillon nga kyçi i dorës dhe përhapet nëpër pëllëmbë dhe sidomos kur shoqërohet me dhimbje therëse dhe mpirje të gishtave ju mund të vuani nga një shtrëngimi i tepruar i mbështjellëses së enëve të gjakut, nervave dhe lidhëseve të dorës (Carpal Tunnel Syndrome). Krizat e kësaj gjëndje shfaqen zakonisht natën.
bubullimalana@gmail.com