Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Probleme në mushkëri? Këto ushqime janë shpëtim për duhanpirësit


Duhani vret, këtë paralajmërim e kemi dëgjuar mijëra herë, dhe arsyeja pse është kaq i rrezikshëm është se me kalimin e kohës sjell probleme të shumta. Nëse pini duhan, dëmtohen mushkëritë. Megjithatë, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në pastrimin e tyre nga toksinat e grumbulluara.

Xhenxhefili është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që ndihmojnë në largimin e toksinave nga trakti respirator. Nga ana tjetër, hudhra përmban substancën e fuqishme allicin, e cila zhbllokon rrugët e frymëmarrjes, zvogëlon inflamacionin dhe pastron organet e frymëmarrjes.

Shafrani i Indisë nuk quhet pa arsye “erëza e artë”. Ka efekte të forta anti-inflamatore që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe mbrojtjen nga problemet e shumta të frymëmarrjes.

Mollët përmbajnë një pasuri të vërtetë flavonoidësh, vitaminash dhe antioksidantësh, veçanërisht vitaminë C, e cila i bën ato të fuqishme në mbrojtjen e mushkërive kundër sëmundjeve të ndryshme.

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë, ndihmon në largimin e lëngjeve nga mushkëritë dhe mbron këtë organ nga problemet e shumta shëndetësore. Përveç kësaj, përbërësit antimikrobikë të këtij çaji ndihmojnë në nxjerrjen e sekrecioneve që “ngjiten” në mushkëri te duhanpirësit.

Perimet si (brokoli, lakra ) përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në detoksifikimin e gjakut dhe largimin e toksinave nga të gjitha organet e trupit, përfshirë mushkëritë.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 


 

REKLAM