E kultivojmë për gjethet e saj të cilat hahen të gatuara ose në sallata. Kultivimi mund të bëhet ose nga farat ose nga fidanët. Selino preferon vende të hapura dhe me diell dhe toka pjellore, të lagështa por me kullim të mirë. Mbjellim në varësi të kohës kur duam të korrat. Në zonat me dimër të butë rriten gjatë gjithë vitit. Mbjellja e selinos në fund të verës jep të korrat në pranverë. Mbjellja në vjeshtë jep një korrje të vonë në pranverë deri në verë. Pas prerjes selinoja duhet përdorur sepse në të kundërt thahen.
Selino përmban antioksidantë dhe substanca kundër kancerit.
E pasur me vitamina K, C dhe β-karoten , selino ka më shumë fibra nga çdo perime me gjethe jeshile. Hulumtimet e fundit kanë treguar se gratë që konsumojnë më shumë fibra kanë më pak gjasa (deri në 25%) të zhvillojnë çrregullime të zemrës në krahasim me ato që nuk konsumojnë. Një filxhan me selino të gatuar përmban më shumë 3,7 g. fibra, duke ndihmuar kështu në parandalimin e kapsllëkut.
Selino është një antioksidant i fuqishëm që mund të parandalojë zhvillimin e hershëm të kancerit !!!! Është i pasur me vitaminë A, beta-karoten, luteinë dhe zeaksantinë dhe acid folik të cilat janë thelbësore për sytë.
Studime të shumta mbi kafshët kanë treguar se selino ka përfitime unike në rregullimin e sheqerit në gjak. Studimet tregojnë se acidi siringik, një flavonoid që gjendet në selino, ka aftësinë të bllokojë veprimin e një enzime të quajtur α-glukozidazë. Alfa-glukozidaza është një enzimë (glukozidaza) që përdoret për të zbërthyer karbohidratet në sheqerna të thjeshta. Kur kjo enzimë frenohet, ju reduktoni ndarjen e karbohidrateve, në mënyrë që sheqeri në gjak të mbetet më i qëndrueshëm. Ky proces i stabilizimit të sheqerit në gjak duket se funksionon veçanërisht pas një vakti.
Muaji i përshtatshëm për konsum është nga tetori deri në gusht. Gjeni më mirë selinonë organike që të mos kenë shumë pesticide.. përndryshe u pakësohen vetitë! KUJDES nga ekzagjerimi Por për shkak se ka nivele të larta të acidit oksalik NUK duhet të konsumohet në sasi të mëdha nga ata që kanë probleme me veshkat.
bubullimalana@gmail.com