Një grup psikologësh në Borough of Manhattan Community College testuan se ksuh bie më shpejt në dashuri, meshkujt apo femrat? Sipas studimit, pavarësisht mitit se femrat janë seksi më i dobët, rezultoi se meshkujt dashurohen shumë më shpejt.
Kjo për faktin se gjenetikisht, gratë janë të koduara për të mbrojtur veten dhe pasardhësit e tyre. Ndërkohë, meshkujt priren të udhëhiqen nga një grup më i vogël kërkesash gjenetike, ndaj bien më lehtë në dashuri.
Në Universitetin Teknologjik të Teksasit, studiuesit zbuluan se kur gratë bien në dashuri, ato bëjnë çmos për ta mbajtur atë marrëdhënie në këmbë, ndërsa burrat, me sa duket, thjesht kërkojnë një vend për të qëndruar gjatë natës.
Më në fund, psikologët dolën në përfundimin se femrat i kushtojnë më pak vëmendje pamjes së partnerit sesa meshkujt. Për zonjat, tiparet e karakterit dhe veprimet e partnerit janë më të rëndësishme se veshjet që ai përdor.
Ata preferojnë një burrë të kujdesshëm, të fortë, bujar dhe të vëmendshëm, i cili është i gatshëm të ofrojë mbështetje në vend të një djaloshi tërheqës.
bubullimalana@gmail.com