Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Ja vlerat e jashtëzakonshme të spinaqit


Kultivimi i spinaqit mendohet se origjinën e ka nga Persia, më pas përhapet në Nepal dhe nga shekulli 17, në Kinë, ku sërish quhet “perimja jeshile persiane”. Moors e prezantuan në Spanjë rreth shekullit 11 .

Spinaqi i freskët shpesh përdoret për sallata, ose në përgatitjen e recetave të ndryshme. Asnjë perime tjetër nuk e ka fituar famën që spinaqi mori në 1930 përmes personazhit Popei. Prindërit shpesh inkurajonin fëmijët e tyre të hanin spinaq pasi kur të rriteshin do të ishin të fortë si ai.

Benefitet shëndetësore të spinaqit – Vitamina K, A dhe C, si dhe folati, mangani, magnezi, hekuri, kaliumi dhe kalciumi. Gjithashtu është një burim i mirë i niacinës, zink, proteinë, fibra, vitaminë E, tiaminë, vitaminë B6, fosfor dhe bakër.

Me pak fjalë, ndihmon për një shëndet optimal dhe mbron trupin tuaj nga radikalët e lirë. Folati gjithashtu është i mirë për shëndetin kardiovaskular, ndërsa magnezi ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë treguar që spinaqi ndihmon në funksionimin e duhur të trurit, memories dhe qartësisë mendore. Që spinaqi të ruajë vlerat në gatim, shtoni pak lëng limoni ose uthull në gatimin tuaj.

Studimet mbi spinaqin – Për shkak të incidencës potencialisht të lartë të ndotjes nga kloroetan Dichlorodiphenyltri (DDT), sigurohuni që të blini vetëm varietetet organike të spinaqit sa më shumë që të jetë e mundur.

DTT është një shkak i njohur i kancerit, defekteve të lindjes dhe dëmtimit të riprodhimit, për këtë arsye DDT është ndaluar në SHBA që nga viti 1972, por akoma mund të prodhohet dhe eksportohet në vendet e tjera, ku më së shpeshti përdoret për të luftuar malarian që shkaktohet nga mushkonjat. Më e keqja, është që DDT-ja mund të qëndrojë në dheun e tokës për vite me rradhë.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM